Bashkia Kavaje

Popullsia

Popullsia e rrethit të Kavajës llogaritet në 118.000 banorë. Nga këto:

*Bashkia Kavajë ka 39.000 banorë. Bashkë me komunat që janë pranë saj popullsia shkon deri në 88.000 banorë.

*Bashkia Rrogozhinë ka 11.000 banorë. Bashkë me komunat pranë saj, popullsia shkon deri në 30.000 banorë.

Dendësia e popullsisë në qytet është 285 banorë/km2, ndërsa në fshat më pak.

Migrimet e popullsisë

Migrimet e jashtme kanë ndodhur pas vitit 1990, ku 29.500 banorë ose 25 % e popullsisë ka lëvizur në shtetet e tjera. Më shumë janë vendosur në Greqi, Itali, Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada etj.

Pjesa më e madhe e popullsisë në rrethin tonë, rreth 57.6 % jeton në fshat, e barabartë kjo me 68.000 banorë dhe pjesa tjetër, 42.4 % ose 50.000 banorë jetojnë në qytet.

Struktura gjinore në popullsinë e rrethit tonë pothuaj është e barabartë.

Struktura sociale e popullsisë së rrethit tonë është me diferenca të dukshme. Nga 10.170 punëtorë janë punësuar gjithësej 4970 vetë, pra 48 % e saj.

Numri i të papunëve është 5.200 vetë.

Comments are closed.