Bashkia Kavajë

Ndërtesa është ndërtuar ne shek XX dhe përfaqëson nje pjese te caktuar te arkitekturës 2 katëshe , vlerësohet për elegancën e pamjes së jashtme , për lidhjen e linjave dekorative, të kollonave të katit të I dhe ansamblin dekorative që përbën fasadën. Kjo ndërtesë vlerësohet edhe për skemën planimetrike funksionale dhe trajtimin e të gjithave elementeve të jashtëm. Sot kjo ndërtese e restauruar është në funksion të Bashkisë. Është shpallur monument I kategorisë së dytë më 24.02.2006. Ndodhet në qendër të qytetit.