Historiku i Bibliotekës së Kavajës
1. Sipas Sami Karkinit, më 11 janar 1946 në ish-banesën e Nazim bej Alltunit u hap për herë të parë shtëpia e kulturës në Kavajë. Njera dhomë e banesës u caktua për bibliotekë, ku nisën të grumbulloheshin librat e dhuruar nga qytetarët. Drejtues i shtëpisë së kulturës dhe i bibliotekës si pjesë e saj u emërua Sami Karkini, por pa personel. Ndër vite ky institucion e ndërroi disa herë selinë e vet.
2. Sipas Afërdita Kafexhiut, në vitin 1958 biblioteka u shkëput nga shtëpia e kulturës dhe nisi funksionin e saj si institucion më vete. Edhe biblioteka i ndërroi disa herë godinën dhe punonjësit e saj. Më 1965 ajo u vendos (gjithnjë sipas Afërdita Kafexhiut) në një banesë të sekuestruar nga shteti, e cila ndodhej në kodër, fare pranë kullës së sahatit, ku ndenji deri më 1997.
Afërdita punoi si drejtuese e bibliotekës në periudhën 01.10.1967-31.12.2010. Më 1967 ajo përfundoi shkollën e mesme të kulturës , paraleli i bibliotekës, në Tiranë. Ky ishte i vetmi paralel, i pari dhe i fundit në Shqipëri, në të cilin 43 vajza nga të gjitha rrethet e vendit (shumica nga Tirana) studiuan dhe u specializuan për katër vjet (1963-1967) si bibliotekare.
Në Kavajë A.Kafexhiu ka qenë e vetmja specialist biblioteke e arsimuar në profilin përkatës dhe, si e tillë, e organizoi punën e bibliotekës sipas kritereve shkencore ndërkombëtare, duke pasur si bazë klasifikimin decimal universal (CDU).
Në vitet 1969-1974 ajo kreu studimet e larta në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letërsi,
3. Pas viteve 1990, mjerisht, biblioteka pësoi tri goditje të rënda. Viti 1991, njerëz të papërgjëgjshëm shpërthyen dyert dhe u futën në bibliotekë, shkatërruan skedarët, morën libra të PPSH e të Enver Hoxhës, revista, skeda, etj dhe i hodhën rrugëve; përvetësuan enciklopedi, fjalorë e libra me shumë vlerë. Veprime të dësueshme, port ë padënuara.
4. Viti 1997, Ish-pronarët e banesës, të cilët rifituan të drejtën e pronësisë nga komisioni përkatës, i nxorën jashtë punonjësit e bibliotekës duke u kërkuar dhe zbrazjen e saj.
Bashkia urdhëroi transferimin e bibliotekës në dy-tre mjedise të muzeut etnografik. Filloi lëvizja e librave.
5. Në vitin 2011, bashkia e qytetit urdhëroi transferimin e bibliotekës nga muzeu etnogfrafik në mjediset e pallatit të kulturës "Kavaljon".
Biblioteka Publike Kavajë
Biblioteka Publike Kavajë mundëson përdorimin e materialeve, mjeteve dhe shërbimeve në mënyrë të barabartë për të gjithë përdoruesit duke mos lejuar asnjë diskriminim për asnjë arsye që ka të bëjë me racën, origjinën kombëtare ose etnike, gjininë, moshën, paaftësinë, besimin fetar apo bindjet politike. Ajo grumbullon, pasuron, ruan dhe vë në shërbim të përdoruesve dhe antarëve të saj koleksione të literaturës vendase dhe botërore të karakterit të përgjithshëm.
Varësia institucionale: Bashkia Kavajë
Numri i banorëve që iu shërben biblioteka: 50.000 banorë
I. BURIMET NJERËZORE NË BIBLIOTEKË
Drejtori/Përgjegjësi Bibliotekës:
Emër Mbiemër: Genci Gjylsheni
Specialiste biblioteke: Shpresa Rrokja
Specialiste biblioteke: Ertila Okshtuni
II. FONDET NË SHQIP DHE NË GJUHË TË HUAJ
(Nr. i titujve dhe i ekzemplarëve)
Libri në shqip 30.666
Libri i huaj 690
Donacione 100
III. HAPËSIRA PËR FONDET E LEXIMIT
Hapësirë për fondet 3 (tre) salla
Sallë leximi me fonde të hapura 1 (një) sallë
IV. FREKUENTIMI I BIBLOTEKËS
- Numri i abonentëve, sipas kartelave: 490 (katërqind e nëntëdhjetë)
- Përdorues: parashkollorë 20(njëzet), cikli i ulët 50 (pesëdhjetë), cikli i lartë 100 (njëqind), studentë dhe të rinj të moshës 19-30 vjeç 220(dyqind e njëzet), të ndryshëm 100(njëqind).
- Numri mesatar i përdoruesve në ditë në biblotekë 10 (dhjetë).
- Numri mesatar i librave e mjeteve të tjera që shërbehen në ditë 20 (njëzet).