Buxhetim me pjesmarrje dhe kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët

Sot, sëbashku me kryepleqtë, diskutuam për nevojat e çdo zone, në qëndër dhe periferi me qëllim që buxheti i ardhshëm të jetë reflektim i nevojave reale të komunitetit.

Kanalet kulluese, kopshtet, shkollat, rrugët në qytet dhe në fshat ishin temat kryesore.

Gjithashtu udhëzova takime derë më derë me banorët, sepse në vizionin tim Bashkia nuk është një institucion që vetëm i troket në derë, por edhe të troket për të dëgjuar nevojat dhe shqetësimet.

Fushata e punës sapo ka nisur dhe paralelisht me atë edhe fushata politike ku sërisht Kavaja do vendosë për drejtimin e duhur, për Edi Ramën Kryeministër me qëllim që parneriteti Bashki-Qeveri të ndihmojë në investimet dhe modernizimin e Kavajës, Golemit, Luzit, Synejit dhe Helmësit