Çerdhja është një shërbim edukativ dhe social me interes të gjerë publik që Bashkia e Kavajës u ofron fëmijëve dhe familjeve të tyre, i cili ka për qëllim të ndihmojë në mirërritjen dhe edukimin e fëmijës, në formimin e personalitetit të tij, sigurimin e shëndetit fizik dhe mendor të tij, socializimin dhe angazhimin e prindërve gjatë prindërimit.
Shërbimi i çerdhes është përgjegjësi e Bashkisë së Kavajës, mënyra e funksionimit të së cilës  miratohet me vendim të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Kavajës.
Çerdhja frekuentohet nga fëmijë të moshës 0 – 3 vjeç të cilët janë banorë të qytetit të Kavajës.

Çerdhja është institucion në varësi të Bashkisë Kavajë. Përgjegjësi i çerdhes është nëpunës civil dhe detyrat kryesore të tij janë:

a. Përgjigjet për gjithë veprimtarinë që kryhet në ambientin e çerdhes;
b. Ka epror Drejtorin e Drejtorisë Ligjore dhe të Shërbimeve Mbështetëse; e informon në mënyrë periodike për gjithë problematikën  që ka gjatë ushtrimit të aktivitetit.
c. Ka në varësi personelin që është në shërbim të çerdhes.

Adresa: Lagjja Nr. 3 (përbri shkollës së Mesme të Përgjithshme Aleksandër Moisiu), Kavajë