Depo e Kripes Kavajë

E ndërtuar në shek XIX në fshatin Karpen të Kavajës. Depoja ka një volum të madh me Plan 4 këndore, muret e saj janë të lartë 5.2 m, të cilët konturojnë një paralelopiped. Depo shërbente për magazinim e kripës që mblidhej nga bregu i detit. Dyshemeje e saj është e shtruar me gurë lumi. Është monument i kategorisë së I , shpallur më 05.11.1984.