Drejtoria e Kulturës dhe e Sporit organizon gjithë aktivitetin kulturor në qytetin e Kavajës.

Sektori i Menaxhimit të Aktiviteteve Kulturore dhe Rinisë ka si mision të vecantë:

      Hartimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin e kulturës, aktiviteteve kulturore dhe rinore në qytetin e Kavajës;
      Të realizojë të gjithë aktivitetin kulturor që zhvillohet në qytetin e Kavajës;
      Të sigurojë raporte partneriteti dhe marrëdhënie efektive me gjithë faktorët bashkëpunues në shërbim të ngritjes së cilësisë në sektorin e kulturës;
      Të koordinojë punën me grupet e interesit, për zbatimin e projekteve të zhvillimit në funksion të përmirësimit, masivizimit dhe rritjes cilësore të sektorit të kulturës dhe rinisë.

Sektori i Sportit ka si detyrë kryesore:

      Organizimin e punës për hartimin e projekteve të organizuara nga Bashkia e Kavajës;
      Organizimin e punës për mbledhjen e informacionit mbi situatën e jetës Sportive në qytet, si dhe evidentimin e problematikës;
      Vlerësimin dhe rekomandimin e ndërhyrjeve për nxitjen e jetës sportive;
      Organizimin e punës për identifikimin dhe vlerësimin e nevojave, për ndërtimin dhe ndërhyrjen në objektet lokale sportive të qytetit të Kavajës;
    Organizimin e punës për pjesëmarrjen sa më masive të të gjitha grupmoshave, kategoritë e ndryshme të interesit në jetën sportive.