DREJTORIA E SHËRBIMIT SOCIAL

Siguron identifikimin dhe hartimin e politikave, strategjive, planeve dhe projekteve në fushën e kujdesit social, duke synuar arritjen e standarteve bashkohore në përputhje me politikat kombëtare dhe rajonale.

Misioni

Siguron hartimin e politikave dhe strategjive të kujdesit social, me qëllim arritjen e parametrave bashkëkohore kombëtarë e rajonalë në ofrimin e këtij shërbimi.

Detyrat
  • harton dhe monitoron strategji dhe programe sociale afatmesme dhe afatshkurtër në ndihmë të kategorive dhe grupmoshave të ndryshme për të kapërcyer barrierat ekonomike dhe sociale;
  • harton projekte sociale, përcakton prioritete, si dhe harton buxhete për realizimin e tyre;
  • vlerëson nevojat për këtë shërbim sipas standardeve, përgatit planin e veprimit dhe prioritetet e ndërhyrjes në përputhje me planet buxhetore dhe urbane;
  • harton dhe monitoron standarde dhe kritere prioritarë për të gjithë sektorët e kujdesit social, përfshirë edhe strehimin social;
  • siguron mbledhjen dhe analizën e informacionit mbi situatën sociale të shtresave në nevojë dhe kategorive në risk, dhe evidenton problematikat dhe nevojën për ndërhyrje.