E drejta e informimit është një e drejtë me rëndësi thelbësore në shtetin e së drejtës. E parashikuar nga neni 23 i Kushtetutës, ajo renditet ndër të drejtat themelore.

Kushtetuta citon:

  1. E drejta e informimit është e garantuar.
  2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.
  3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive

E drejta e informimit gjen rregullim të posaçëm edhe me anë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”. Kufizimet e kësaj të drejte rregullohen me anë të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin Nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe me Ligjin Nr. 8457 datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”.

Koordinatori për të drejtën e informimit: Gentjan TELITI
Orari i pritjes: e Hënë- e Premte; ora 08:00-16:00
Adresa: Bulevardi Josif Budo, Lagjja Nr. 1, KAVAJË
Tel: +355 5524 5555 ;
E-mail: koordinator.informim.kavaje@gmail.com

 

 

 Regjistri i kerkesave dhe i pergjigjeve