Kavaja është një qytet i ndërtuar ne ultësirën bregdetare, qe shtrihet ne jug te gjirit te Durresit dhe të Shkëmbit të Kavajës (Petra) mbi një fushë të lagur nga dy lumenj te vegjël, Darçi në Jug dhe Leshniqe në Veri. Për zanafillën e Kavajës si qendër banimi ka patur mendime të ndryshme. Deri vone, studiues të ndryshëm në përgjithësi kishin mendimin se zanafilla e Kavajës si qendër e banuar duhej kërkuar diku nga mesi i shekullit XVI.

Mirëpo, duke u mbështetur në zbulimet e disa fragmenteve arkitekturore dhe ne disa mbishkrime, del se zanafilla e ketij vendbanimi duhet pare deri ne shekujt e pare, para erës sonë nga gjetja në kalanë e Zig-Xhafajt në atë kohe e quajtur ‘’Arnisa’’, që i përket shekujve IV-II para erës sonë, nxirret si përfundim se në Zig-Xhafaj, gjatë këtyre shekujve, ka ekzistuar një qyteze ilire e tipit Castellum që shërbente si vendbanim, si qender administrative, si religjoze dhe si vend strehimi për banoret e zonës në raste luftërash.

I rëndësishëm është fakti se kjo është e vetmja kala ilire, qe njihet deri me sot ne rrethin e Durresit. Arkeologu H.Myrto në fshatin Spanjo dhe Aganas (shumë afër lagjes Sallbeg-Kavaje) ka gjetur fragmente te shumta tullash dhe tjegullash të periudhës helenistike.

Përsa i përket emërtimit të qytetit të Kavajës me këtë emër, si dokument me i hershem nga ku kemi mundësi të informohemi më saktë, është Regjistri i Tokave te Sanxhakut të Shqipërisë për vitin 1431-1432, botuar nga studiuesi turk Halil Inalçik. Sipas këtij regjistri ky vendbanim (i Kavajës) bënte pjesë në vilajetin Balsha, në nahine e quajtur Tomonishte dhe është emërtuar fshati KAVALJE me 16 shtëpi. Në këtë vilajet, të ndarë në disa nahi, janë përfshire të gjitha fshatrat e këtij pellgu, nga ana lindore (pjesa kodrinore) e Kavajës së sotme, d.m.th. nga Rrogozhina deri ne Germej, pjesa e Luzit dhe Vorozenit dhe pjesa e fshatrave te banuara nga ana perëndimore e Kavajës.

Ne nahinë e Luzit përshihej edhe fshati i Bukaqit, por me 6 shtepi. Pjesa nga ana e kodrave perëndimore është emërtuar IRMINI qe fillon me fshatin Karpen me 5 shtepi dhe përfundon me fshatin Bashtore me 13 shtëpi, ne breg te lumit Shkumbin.

Nga të dhënat e studimeve te deritanishme rezulton se dokumenti i fundit (me i vone) qe kemi mundur te hulumtojmë për emërtimin e qytetit nga KAVALJE ne KAVAJE, është ai i defterit të sanxhakut të Elbasanit nr.66 që ndodhet në drejtorinë e përgjithshme te tatimeve dhe te kadastrës ne Ankara, Turqi. Sipas këtij dokumenti qendra e banuar ku ndodhet sot qyteti i Kavajës, edhe në vitin 1583, emërtohet fshati KAVALJE me 150 shtëpi.

Kështu kemi arritur në përfundim se emri Kavajë i këtij qyteti e ka origjinën e tij nga emërtimi i fshatit Kavalje dhe i territorit të tij mjaft të gjerë, i vërtetuar me dokumente të mirëfillta shkencore, të cilat i kemi paraqitur në këtë monografi.

Ne te dy regjistrat osmane te viteve 1431 dhe 1583 për fshatin Kavalje dhe për qendrat e tjera të banuara përreth tij, jepen të dhëna ekonomike për të ardhurat që mblidheshin nga qeveria e atëhershme në kuadrin e taksave ligjore si edhe numri i banesave (familjeve) të çdo fshati. Për fat të keq, lidhur me llojin e ndërtesave të banimit që përdoreshin, për formën, skemën funksionale, numrin e ambienteve dhe vëllimin e tyre, deri në këtë periudhe, nuk kemi ndonjë të dhënë.

Për të shkruar mbi historikun e lindjes dhe te zhvillimit të qytetit të Kavajës janë bërë tentativa edhe nga mësuesi ynë i nderuar Xhevat Xhafa, në vitet 1937-1943, i cili pohonte vete verbalisht se kishte përfunduar në dorëshkrim një monografi për këtë qytet. Por ai nuk arriti ta botonte, pasi organet e sigurimit te shtetit e arrestuan ne vitin 1947 dhe bashke me plaçkat qe i sekuestruan, ia moren dhe ja humben edhe kete monografi, e cila sot do te kishte një vlere te pallogaritshme per qytetin tone dhe per studiuesit në përgjithësi. Rendësi te madhe per vendbanimin e territorit te qytetit te Kavajës merr dhe fakti se permes ketij territori kalonte rruga me e vjeter dhe me e rëndësishmja qe romaket ndërtuan në Shqipëri, “VIA EGNATIA” (rruga EGNATIA). Kjo rruge per nga gjatesia, gjeresia dhe ndertimi cilesor ishte unik per Gadishullin Ballkanik.

Ajo fillonte (për këtë gadishull) me dy qytetet tona antike, nga Durrësi dhe nga Apollonia. Këto dy dege takoheshin ne Clodiana (Peqin) dhe me tej ajo vazhdonte neper bregun e Shkumbinit, Qafthane, Oher, Manastir, Selanik e me tej ne Konstandinopol e deri ne Azine e Vogël per ne Siri e Mesopotami. Nga ana tjetër e Adriatikut, nga Roma, nepermjet krejt Italise se poshtme deri ne Brindizi, kalonte rruga e njohur VIA APPIA (qe funksjono edhe sot), e cila nepermjet detit lidhej direk me Apollonine dhe me Durresin. Duket qarte se kjo rruge tregtare dhe ushtarake, me e vjetra dhe me e rendesishmja e te gjitha koëhrave, krijonte lehtësi dhe mundësi per te lidhur banoret e ketij vendbanimi (kavajes) nëpërmjet detit me Brindizin, nepermjet Via Appia me Romen dhe nepermjet Via Egnatia me Konstandinopolin e me tutje deri ne Azine e Vogel.

Keshtu ky vendbanim qysh ne kohet me te vjetra dhe ne vazhdim, ne mesjeten e hershme dhe me vone, nga pikpamja e mardhenjeve, kishte lidhje te ngushta ekonomike dhe kulturore me shume fise te botes, sepse e kishte rrugen te hapur per te shkuar ne te kater anet per trasportimin e prodhimeve te veta dhe per importime.

Përgjatë kësaj rruge ne largësi te caktuara kishte vende pushimi për karvanet e kuajve, ku rrugtaret pushonin nder hane e bujtina. Kështu siç kemi theksuar me pare, arkeologet franceze Hezej dhe Domje kane konkluduar se ne Kavajë duhet te ketë ekzistuar nje qender e banuar (VICUS) dhe nje pike pushimi Mansio, per rrugetaret.

Për degën e rrugës Egnatia, qe fillonte nga Durrësi, kane shkruar studiues te ndryshëm, nga këto, sqarime mjaft te hollesishme ka dhene edhe studjuesi austriak ne vitin 1920, Camillo Praschniker ne vepren e tij “Myzeqeja dhe Mallakastra”. Ky autor e ka shkelur disa here pjesen Durres-Rrogozhine te kesaj rruge, duke ekzaminuar ate ne menyre te sakte. Via Egnatia paraqitet si nje rruge me nje trase prej 6.7m te gjere, e shoqeruar nga te dyja anet me kanale kulluese. Kalldremi ishte ndertuar i gjere 5.7m dhe i mbuluar me shtresa çakelli ne fillim me te trashe e pastaj me shtrese me te holle. Rruga ka qene e trasuar kryesisht ne vije te drejte, me kthesa te detyrueshme ne pak vende. Keto kthesa ishin ndertuar me hark dhe mjat te bukura. Kudo vihet re dora e nje specialisti rrugesh me pergatitje te larte.

Via egnatia kalonte paralel me bregdetin nga Durresi deri tek Shkembi i Kavajes(Petra), pastaj vazhdonte ne vije te drejte per ne Kavaje e me pas merrte drejtim per ne Harizaj dhe rrogozhine.

Deri ne kohen e okupimit te Shqiperise nga Austriaket (lufta I Boterore), via Egnatia ka qene rruga e vetme e komunikacjonit, e perdorshme per çdo stine, qe shkonte nga kavaja ne Durres dhe nga Kavaja ne Rrogozhine-Elbasan-Qafthane-Maqedoni, etj. Hekurudhen me binare te ngushte 0,65m, nga Durresi per Kavaje-Peqin, luginen e Shkumbinit, etj., qe austriaket ndertuan ne kohen e Luftes se Pare Boterore, e vendosen mbi trasene e rruges Egnatia.

Urbanistika eshte elementi me konservator ne krahasim me arkitekturen e ndertimeve qytetare dhe veçanerisht me banesen si elementi mbisundues i tyre.

Duke e studjuar me vemendje planimetrine e qytetit te Kavajes para vitit 1934, vijme ne perfundimin se kompozimi urbanistik i vendosjes se njesive themelore dhe vendosjes ndertimore, zgjidhja e rrjetit rrugor, etj., eshte bere duke u mbeshtetur ne disa kritere te qarta ndertimore te kohes. Pra megjithese ne mungese te nje planifikimi te mirefillte, ndertimet ne kete qytet te ri mbi fshatin te njohur Kavalje, kane patur per baze disa koncepte udheheqese.

TIPARE TE URBANISTIKES DHE ARKITEKTURES NE QYTETIN E KAVAJES NE VITET 1912-1944

Pas nje periudhe peseshekullore te pushtimit otoman, shpallja e pavarsise e gjeti Kavajen ashtu si gjithe Shqiperine, ne kushte te veshtira ne te gjitha aspektet e jetes.

Ne keto kushte perpjekjet e popullit te ketij qyteti (si ne te gjithe vendin) krahas zhvillimit ekonomiko-shoqeror, u drejtuan edhe ne fushen e ndertimit, ne te cilen shtrohej per zgjidhje gjendja e veshtire urbanistike e qytetit, e fshatit dhe e hapesirave ndermjet tyre.

Situates urbanistike dhe arkitekturore te grumbulluar gjate shekujve te pushtimit osman, i shtoheshin ndertimet qe vazhdonin te beheshin pa nje plan regullues te mirefillte per te gjithe qytetin. Keto ndertime ishin zgjidhje te pambeshtetura si duhet ne realitetin ekzistues dhe pa horizontin e nevojshem prespektiv.

Gjatë regjimit komunist, Kavaja u shndërrua në qytet industrial si dhe qendër e bujqësisë për rajonin e vet. Kavajasit ishin të parët që morën guximin në vitin 1990 ta mposhtin Regjimin Komunist. Në Mars qytetarët e Kavajës demonstruan për Liri dhe Demokraci. Gjatë konfliktit me policin e asaj kohë, humbi jetën një i ri qe sot eshte shpallur deshmor i demokracise dhe qe emrin e tij e mban dhe nje nga rruget e kavajes JOSIF BUDO.

Familja e aktorit botëror Aleksandër Moisiu, në fillim të shekullit XX njihet si aktori më i mirë në skenën Gjermane dhe Austriake, pra kishin prejardhjen nga Kavaja. Shqiptari i lindur në Trieste, disa herë ka vizituar qytetin e vet, mbase dhe një pjesë të fëmijërisë së vet e kaloi në Durrës. Gjatë regjimit komunist, shtëpia e Aleksandër Moisiut ishte çerdhe e fëmijëve.

Gjatë shekullit të XVII dhe XVIII Kavaja përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe bëhet qendër tregtare. Më pas, qyteti pati dy fish më shumë shtëpi për dallim me Durrësin. Një udhëtar i asaj koheje raportoi se vendi në vitin 1670 kishte 400 shtëpi, 200 shitore, pazarin si dhe xhamitë, të cilat u ndërtuan në vitet 1561, 1589, 1625 dhe 1652. Që të katërtat u shkatërruan në shekullin e XX, si pasojë, disa nga luftërat e disa nga ndryshimet infrastrukturore. Ka mbetur vetëm Kulla e Orës.Kavaja ishte e njohur për përpunimin e poçerinës, qylymave dhe bakrit.

Gjatë regjimit komunist, Kavaja u shndërrua në qytet industrial si dhe qendër e bujqësisë për rajonin e vet. Kavajasit ishin të parët që morën guximin në vitin 1990 ta mposhtin Regjimin Komunist. Në Mars qytetarët e Kavajës demonstruan për Liri dhe Demokraci.