Kabineti varet drejtpërdrejt nga Kryetari i Bashkisë; detyrat konkrete janë si më poshtë:

1. Përgatitja e materialeve dhe plotësimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së përditshme të Kryetarit, sipas axhendës së caktuar dhe miratuar paraprakisht prej tij.

2. Për kryerjen e funksionimit dhe plotësimin e detyrave të ngarkuara, Kabineti përgjigjet para Kryetarit të Bashkisë. Kabineti përbëhet nga Drejtori i Kabinetit dhe 3 këshilltarë.

 

Sipas Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë Kavajë”, detyrat kryesore të Drejtorit të Kabinetit të janë:

1. Trajton postën konfidenciale dhe të rezervuar të Kryetarit të Bashkisë;

2. Postën hyrëse në Bashki, si dhe përcakton strukturën përgjegjëse për trajtimin e praktikës;

3. Verifikimin e saktësisë, nga aspekti formal dhe ligjor, të materialeve të trajtuara nga strukturat përgjegjëse, përpara nënshkrimit të tyre nga Kryetari I Bashkisë.

4. Organizimin, përgatitjen, protokollimin e mbledhjeve dhe të takimeve që drejtohen nga Kryetari I Bashkisë, personalisht ose në emër të tij;

5. Koordinimin brenda atributeve të dhëna, të raporteve me institucionet shtetërore dhe entet e tjera publike dhe private;

6. Zbatimin e protokollit zyrtar;

7. Komunikimin me media elektronike dhe të shkruar, nëpërmjet konferencave të shtypit, intervistave dhe kronikave të ndryshme, në të gjitha rastet kur autorizohet nga Kryetari I Bashkisë.

8. Kujdeset për përgatitjen e programeve vjetore dhe periodike për të gjithë veprimtarinë e aparatit në zbatim të realizimit të misionit të Bashkisë, si dhe për ndjekjen e plotësimit të detyrave të përcaktuara në to.

9. Në varësi me axhendën e përcaktuar, përgatit materialet e kërkuara nga Kryetari dhe ndihmon Kryetarin dhe Nënkryetarin në plotësimin e funksioneve të tyre administrative.

10. Me miratim të Kryetarit, merr pjesë në analiza e takime të ndryshme që zhvillon Kryetari, si dhe mban kontakte me drejtoritë e Bashkisë, me qëllim zbatimin e detyrave të ngarkuara.

11. Organizon punën që veprimtaria e Kabinetit të jetë në përputhje me vizionin e Bashkisë.

12. Bën përgjithësime e propozime për probleme që lidhen me politikat e zhvillimit të fushave që mbulon Bashkia.

13. Organizon punën në përputhje me axhendën e Kryetarit dhe plotësimin e detyrave që rrjedhin prej saj.

14. I parashtron Kryetarit dhe Nënkryetarit mendime për çështje të ndryshme të rëndësishme të punës së përditshme.

15. Plotëson në kohë të gjitha detyrat që i ngarkohen nga Kryetari.

16. Merr korespondencën ditore që hyn në Bashki drejtuar Kryetarit, seleksionon dhe kartelizon materiale të rëndësishme me të cilat duhet të njihet Kryetari dhe Nënkryetari dhe praktikat e tjera duke dhënë dhe porositë e rastit, ua adreson drejtorive përkatëse.

17. Kontrollon praktikat shkresore të përgatitura, që i paraqiten për firmë Kryetarit (sheh e vlerëson cilësinë e përgatitjes, shoqërimin me të gjithë praktikën mbi të cilën është hartuar materiali, si dhe kundërfirmat përkatëse) dhe kur i vlerëson të rregullta, ia paraqet për firmë Kryetarit, në të kundërt i kthen për plotësimet e nevojshme.

18. Mban dhe pregatit axhendën e Kryetarit të Bashkisë në takime me homologë brenda dhe jashtë vendit.

19. Me porosi të Kryetarit të bashkisë organizon punën e Drejtorive për realizimin e axhendës së punës të miratuar.

20. Përfaqëson Kryetarin e Bashkisë me porosi të tij në takime , aktivitete që organizon bashkia ose bazë të ftesave të dërguara bashkisë Kavajë.

 

Sipas Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë Kavajë”, detyrat kryesore të Këshilltarit të Kryetarit janë:

1. Asiston Kryetarin e Bashkisë në shqyrtimin e të gjitha çështjeve brenda kompetencës së tij.

2. Kërkon informacion, me shkrim ose verbal, nga drejtoritë për materialet që përgatit për Kryetarin.

3. Bashkëpunon me drejtoritë dhe sektorët e bashkisë, për respektimin e procedurave dhe afateve ligjore në ushtrimin e veprimtarisë administrative.