Kalaja e Turrës

Kalaja e Turrës është ndërtuar në periudhën ilire dhe ka shërbyer për fortifikimin dhe mbrojtjen e zonës përreth. Kështjella është prej guri dhe me tulla , në qoshe të saj ka kulla (aktualisht dallohen rrënojat e një kulle). Vendi i ndodhjes përmban resorse të bukura natyrore pranë detit. Gjate periudhës së komunizmit pranë kalasë ka qenë vendosur dhe një repart ushtarak. Kalaja është monument kulture e kategorisë I shpallur më 17.03.1948.