Në dhjetor 2017 falë projektit “Bashkitë për në Evropë”, në Bashkinë Kavajë u hap Këndi i BE-së. Këndi shërben si një pikë ndërlidhjeje me BE-në për të informuar qytetarët dhe punonjësit e bashkisë mbi BE-në, politikat dhe programet e saj. Qëllimi kryesor i Këndit ështëtë sjellë Europën më pranë qytetarëve.
Shërbimet e ofruara nga Këndi i BE-së:
· Përgjigje ndaj pyetjeve të qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit në lidhje me BE,
· Shpërndarje publikimesh për publikun,
· Dhënie informacioni të dedikuar për qytetarët në lidhje me mundësitë që ofron BE sipas interesave të tyre,
· Kthim përgjigje direkt ose online për programet e BE, Komponenti IPA dhe Union Programmes,
· Marrja e kërkesave të qytetarëve në lidhje me infromacionin që duan ata nga dhe për BE, dhe përcjellja e pyetjes tek ekipi MfE.
Për më shumë informacion jeni të mirëpritur të vizitoni Këndin e BE, Bashkia Kavajë: https://www.facebook.com/BashkiaKavaje/videos/2049809998631739/
Adresa: Bulevardi "Josif Budo", Kati i parë, Bashkia Kavajë.