Këshilli i Bashkisë Kavajë është konstituuar më datë 24.07.2015 me mbledhjen e tij të parë pas zgjedhjeve vendore të Qershorit të vitit 2015. Këshilli përbëhet nga 31 anëtarë. Këshilli zgjedh nga radhët e tij kryetarin e tij dhe një sekretar këshilli.

Mbledhjet e radhës të Këshillit Bashkiak zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj. Këshilli mblidhet jashtë radhe: a) me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë; b) me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të tij; c) me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.

Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo qytetar lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet publik në vende të caktuara nga këshilli dhe në media. Njoftimi përmban datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes. Këshilli, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, vendos për rastet kur mbledhja bëhet e mbyllur.