Isa Sakja është Kryetar i Bashkisë së Kavajës. Ai ka lindur më 30 gusht 1978 në qytetin e Kavajës.

Ai është MA në psikologji klinike pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti I Tiranës.

Është angazhuar në politikë që herët pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Pas një kontributi shume- vjeçar në Partinë Demokratike ai u zgjodh kryetar i kësaj force politike për qytetin e Kavajës në shtator të vitit 2015.

Isa Sakja fitoi në zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan në qytetin e Kavajës për shkak të ndërprerjes së mandatit të paraardhësit të tij si pasojë e ligjit për dekrimminalizimin më 25 qershor 2017.

Ai është i martuar me doktoreshë Alma Tefericin dhe ka një vajzë.

Ai komunikon në italisht dhe anglisht.