Kulla Sahatit Kavajë

U ndërtua gjatë shek XIX , është e ndërtuar në sheshin e pazarit në pjesën mbi kodër në pikën më të lartë të qytetit që të dominonte jo vetëm pazarin por edhe të gjithë qytetin. Kulla përbën një ansambël pasi ajo rrethohet nga xhamia dhe në pjesën e poshtme nga pazari i vjetër. Ajo është e punuar me gurë shtufe dhe e shoqëruar me gdhendje. Në pjesën brenda saj ndodhen një palë shkallë prej druri, kurse në pjesën e sipërme të saj është e vendosur dhe një orë diellore që më parë ka funksionuar e shoqëruar me tingullin e këmbanes. Sot nuk ndodhet më. Kulla shquhet për vlerat arkitektonike dhe dekoracioni ornamentik që krijojnë gurët e bardhë me ato jeshil. Ka marrë statusin e mbrojtjes kategoria e I më datë 17.03.1948.