Mbledhja e Këshillit Bashkiak për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Kavajë për vitin 2018

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak datë 19-01-2018, u miratua unanimisht, Buxheti i Bashkisë Kavajë për vitin 2018. Mbledhjen e ndoqi nga afër dhe Kryetari i Bashkisë Z. Isa Sakja, i cili e konsideroi Buxhetin si mjaft konkret dhe të realizueshëm. Duke qenë një projekt-buxhet realist, i cili planfikon investime dhe zhvillim për qytetin e Kavajës dhe për Njësite Administrative, debatet dhe paqartësitë ishin të pakta.
Ndër vendimet e tjera që u miratuan ishin dhe:
A. Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën Janar 2018.
B. Miratimi i pagesës per PAK dhe Invalidët e Punës për muajin janar 2018
C. Kompensimi i Energjisë Elektrike për familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike për muajin dhjetor 2017.