Të dashur miq,

Jam i privilegjuar të jem i zgjedhur si Kryetari i Bashkisë së Kavajës, qytetit ku u linda unë dhe im atë, qytetit që dua pambarimisht.

Kavaja është e bekuar me një klimë të butë ku jetojnë njerëz punëtorë fisnikë, shpirtmëdhenj e besimtarë të mirë.

Veçova këto tri karateristika të bashkëqytetarëve të mi, pasi në vetvete ato përmbledhin arsyet pse gjithkush në Shqipëri i respekton dhe i çmon ata, pse shumëkush e viziton atë, jo vetëm gjatë verës në plazhet e saj të mrekullueshëm, por edhe gjatë dimrit për restorantet e mirënjohura apo edhe thjesht për pazarin e saj të mbushur në çdo stinë me prodhime bio.

Të dashur bashkëqytetarë!

Ambiciet e mia në drejtimin e Bashkisë fokusohen në bërjen e jetës më të dashur dhe më të jetueshme në çdo skaj të Bashkisë me anë të përmirësmit të infrastrukturës aty ku jetohet.

Ambiciet e mia shkojnë për një ekonomi më të fortë nëpërmjet politkës së zbutjes së taksave vendore për bizneset familjare , për të vetëpunësuarit dhe gratë kryefamiljare.

Ambiciet e mia shkojnë për një Kavajë që prodhon dhe konsumon, tregton dhe perdor prodhimet e saj në restorantet me famë të saj.

Ambiciet e mia synojnë një qytet të pastër dhe të gjelbëruar, jo vetëm nga dashuria për lulet e banorëvë të saj, por edhe nga investimet e Bashkisë.

Unë besoj tek puna dhe se nëpërmjet saj do të kemi një Kavajë më të dashur për të rinjtë dhe të moshuarit!

Transparenca është motoja e punës sonë; për gjithçka që ju shqetëson dhe ju mendoni se nuk po funksionon mirë, mos hezitoni të më kontaktoni!

Përunjësisht

Isa Sakja