Muzeu Etnografik Kavajë

Muzeu është një nga ndërtesat më karakteristike të qytetit. Kjo banesë i përket ndërtimit të banesave me cardak. Në qendër të saj janë vendosur 2 shtëpitë e zjarrit , anash saj 2 dhoma të tjera, kurse në ballinen e tyre përgjate këtyre ambienteve shtrihet hajati. Në krahët e tij përbri dy dhomave anësore fill pas dyerve që të çojnë në to ai ngrihet duke formuar 2 sofa. Këto ambiente dalin jashtë hajatit formë krahësh të ngritur nga trualli 1.2 m. Tavanet e kësaj ndërtese janë punuar me dekor kurse dritaret në dy ambientet anësore kanë rrjetë druri, telajo xhamash dhe kapakë druri. Është e ndërtuar në fillimet e shek XVIII dhe fundit XIX prej familjes së Arkaxhijeve, kryesisht me tulla, dru mure prej qerpici dhe gurë . sipërfaqja e saj është 434 m2. Muzeu ndodhet në lagjen Skuraj të qytetit dhe përmban shumë vlera autentike si veshje popullore dhe objekte të tjera qysh nga periudha Ilire ,1400-1600 mesjeta e hershme, 1831-1912 të rilindjes , 1912-1939 të pavarësisë , 1945-1990 të socializmit. Muzeu është shpallur monument i kategorisë së I dhe është mbreslënës për tu vizituar.