Në datën 17.06.2016 u zhvillua takimi me Komitetin Drejtues. Ky takim kishte si qëllim mbylljen e marrëveshjes së bashkëpunimit për “Ngritjen e mekanizmit të koordinimit dhe referimit ndaj dhunës në familje”

Në datën 17.06.2016 u zhvillua takimi me Komitetin Drejtues. Ky takim kishte si qëllim mbylljen e marrëveshjes së bashkëpunimit për “Ngritjen e mekanizmit të koordinimit dhe referimit ndaj dhunës në familje”. Në këtë takim morën pjesë këta anëtarë : Zv.Kryetari i Bashkisë, Nën/Kryetari i Bashkisë, Përgjegjësi i Ndihmës Ekonomike, përfaqësues i Komisariatit të Policisë, përfaqësues të Zyrës së Punës, Përgjegjësja e Qendrës Ditore PAK, Drejtori i Zyrës Arsimore, Përfaqësues të Prokurimeve, Përfaqësues të Financës, IT, Psikologia e projektit, Lehtësuesja dhe Koordinatorja e projektit.

Ky takim u përshëndet nga Zv. Kryetari i Bashkisë. Më pas Koordinatorja Vendore diskutoi në lidhje me rastet të cilat janë menaxhuar, u diskutua për shërbimet e ofruara nga institucionet përkatëse dhe gjithashtu i falenderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar gjatë gjithë ecurisë së këtij projekti.