Në ditën ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave

Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore, në mënyrë të veçantë dhunës në familje, Bashkia Kavajë organizoi një trajnim për anëtarët e ekipit teknik multi disiplinar, me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), me fonde të Qeverisë suedeze.

Organizimi I trajnimit synoi të rrisë efektivitetin e ekipit teknik multi disiplinar perms rritjes së kapaciteteve të anëtarëve të këtij ekipi dhe forcimit të bashkëpunimit mes tyre.

Përmirësimi I kuadrit ligjor dhe ndikimet në fenomenin e dhunës në familje, arritjet dhe sfidat e Mekanizmit të Koordinimit dhe Referimit të rasteve të dhunës në familje në bashkinë Kavajë, Vërejtjet Përmbyllëse të Komitetit CEDAW për Shqipërinë 2016 mbi adresimin më efektiv të dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, etj., ishin disa nga temat që u diskutuan në këtë trajnim.

Marjusa Cara, Koordinatore Vendore, Sabina Dimni, Psikologe e Projektit dhe Av.Aurela Bozo eksperte per ceshtje te dhunes ne famile, PNUD, prezantuan temat e trajnimit.

Mungesa e një strehëze për viktimat e dhunës në familje në bashkinë Kavajë u prezantua si një nga nevojat për forcimin e Mekanizmit të Koordinimit dhe Referimit të rasteve të dhunës në Familje.

Trajnimi përfundoi me plane konkrete bashkëpunimi midis aktorëve të ndryshëm si bashkisë dhe policisë, bashkisë dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik, etj.