Policia Bashkiake si organ ekzekutiv brenda strukturës së administratës së bashkisë ka si mision:

  1. Si organ ekzekutiv ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së jetës dhe punëve publike brenda territorit të bashkisë, në përputhje me dispozitat ligjore, kur ata nuk janë në kompetencë të ndonjë autoriteti tjetër shtetëror;
  2. Të realizojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë dhe vendimeve të Këshillit Bashkisë, kur ato kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve në shërbim të komunitetit në qytet;
  3.  Të marrë masat e duhura, duke bashkëpunuar edhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe sektorët e saj në varësi, për të garantuar mbrojtjen e ambientit nga ndotjet;
  4. Të informojë Kryetarin e Bashkisë për rastet e epidemive dhe të bëhet pjesë aktive e masave që do merren për lokalizimin, izolimin dhe eliminimin e tyre;
  5. Të konstatojë e të shmangë ndërtimet pa leje, zënien e trojeve në mënyrë të paligjshme, të ndërtesave e subjekteve publike të bashkisë;
  6. Të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike, duke shmangur zëniet, zhurmat,
  7. përdorimin e altoparlantëve, borive, si edhe veprime të tjera që bien në kundërshtim me ligjin për ndotjen akustike dhe iu shkaktojnë shqetësime qytetarëve;

  8. Të marrë masa për ruajtjen dhe sigurimin e rendit kur ka grumbullime publike në qytet, në tregun e lirë, në raste ceremonish publike, artistike, fetare, sportive etj;
  9. Të kërkojë respektimin e dispozitave ligjore, të cilat rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publike si edhe respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare;
  10. Të aktivizohet dhe të ndihmojë në parandalimin dhe evitimin e fatkeqësive të ndryshme, si në rast zjarri, përmbytjeje, rrëshqitje masive, shembje ndërtese etj;
  11. Të bashkërendojë punën me drejtoritë dhe sektorët e tjerë të aparatit të bashkisë, sidomos me Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtorinë  e Urbanistikës, Inspektoriatin Ndërtimor, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë Ligjore dhe të Shërbimeve Mbështetëse etj;
  12. Bashkëpunim të veçantë Policia Bashkiake do të ketë me Komisariatin e Policisë për të gjitha problemet, të cilat e kalojnë kompetencën e Policisë Bashkiake në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi;