Portiku i Xhamisë Kavajë

Në prodhimtarinë artistike dhe arkitektonike mesjetare të trojeve shqiptare , një vend të rëndësishëm zënë veprat e artit dhe të arkitekturës së sferës islamike. Ato janë të lidhura me pushtimin osman të Shqipërisë dhe shfaqjen në fund të shek XIV. Si rrjedhim xhamitë e ndërtuara në perandoritë osmane paraqesin ndryshime të rëndësishme nga faltoret e ndërtuara në atdheun e xhamisë në Arabinë Saudite, kjo duket nga silueta e portikut me arkade në hajatin e xhamisë së Kavajëë ndërtuar më 1735 deri më 1736, në finesën e punimit të gurit , në sipërfaqen e fasadave , në finesën dhe motivet apo zbukurimet me të cilët janë realizuar kolonat, kornizat, dritaret, kapitelet. Ka marrë statusin e mbrojtjes kategoria e I.