Së bashku për një shoqëri pa dhunë

Dhuna, e sidomos ajo në familje ishte diçka që mbahej brenda mureve të shtëpisë dhe përbënte një çështje private , por me zhvillimin e shoqërisë kjo çështje mori dimensione të ndryshme, duke krijuar një mjedis ligjor dhe mekanizma që do të garantojnë mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe ndëshkimin e atyre që ushtrojnë këtë dhunë.

Dhuna në familje, kudo që ndodh ajo, është shkelje e të drejtave të njeriut, e që më së shumti prek gratë dhe vajzat, duke mos përjashtuar të gjitha shtresat e shoqërisë, pa dallim. Dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore është prezente në shoqërinë tonë, prandaj kemi sfida dhe obligime institucionale shtetërorë, që të ndërtojmë një shoqëri ku gratë dhe vajzat mund të kenë dhe të realizojnë të gjitha të drejtat e tyre sociale, ekonomike dhe kulturore.

"Së bashku për një shoqëri pa dhunë"

Koordinatorja Vendore Kundër Dhunës në Familje pranë Bashkisë Kavajë në bashkëpunim me një grup rinor të qytetit të Kavajës, më datë 17.05.2016 është angazhuar në organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese përsa i takon çështjeve të dhunës në familje, më qëllim njohjen e mjeteve ligjore për mbrojtjen nga ky fenomen dhe shërbimeve në dispozicion.

Materiale të ndryshmë informuese ,fletëpalosje janë përgatitur dhe shpërndarë me informacione mbi ngritjen e MKR në Kavajë, institucionet, pjesë e këtij mekanizmi, rolin e Bashkisë Kavajë në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, si dhe një numër telefoni ku viktimat e dhunës në famije mund të telefonojnë në rast se vendosin te denoncojnë dhunën dhe të kërkojnë mbështetje.

Sensibilizimi është fillimi I zgjidhjes së fenomenit.