Kerkesa per tu trajtuar me strehim, bazuar ne ligjin nr 9232 date 13.05.2004 (formular i gatshem qe merret ne Bashki)

· Kriteret e përzgjedhjes se përfituesve:

Trajtohen me përparësi individët ose familjet qe plotësojnë kushtet e nenit 4 pika 1 dhe qe kane këto specifika:

a) familjet, te cilat vërtetojnë se nuk kane përfituar nga ligji nr.7652, date 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore";

b) familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;

c) familjet nje prinderore, qe kane ne ngarkim fëmijë;

ç) te moshuar qe kane mbushur moshën e pensionit dhe qe nuk përzgjidhen për t'u strehuar ne institucionet publike te perkujdesit shoqëror;

d) individët me aftësi te kufizuar, te cilët gëzojnë statusin e te verbrit te grupit te pare, te invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, te invalidit te punës dhe te invalidit te Luftës Nacionalçlirimtare;

dh) familjet me shume fëmijë;

e) çiftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjeç;

ë) familjet qe kane ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi;

f) individët me statusin e jetimit qe nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e perkujdesit e deri ne moshën 30 vjeç.

· DOKUMENTET QE DO TE DOREZOJNE PERFITUESIT NE ZYREN E STREHIMIT

Mbështetur në V.K.M Nr. 574, datë 29.8.2012 “për përcaktimin e dokumentacionit, që duhet të paraqesë familja për t'u strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit, dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore, dokumentacionin e mëposhtëm :

a) certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare;

b) vërtetimin për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;

c) vërtetimin e të ardhurave neto të familjes;

ç) dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;

d) dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;

dh) vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të ku fizuar;

e) vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;

ë) vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;

f) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;

g) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;

gj) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;

h) dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja;

i) vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara;

j) vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;

k) vërtetimin e komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara, që trajtohen sipas shkronjës "i" të shkronjës "c" të nenit 5 të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004 "Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane", të ndryshuar.

l) dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin "emigrant", punëtor emigrant" dhe "azilkërkues";

ll) dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve;

m) dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje.

V.O. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Strehimit brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së listes. Mos plotësimi i dokumentave të mësipërme , si dhe deklarimi qofte edhe i nje dokumenti te rreme , ne baze te nenit 12 te V.K.M. të sipercituar , i heq te drejten perfituesit per t’u trajtuar me banese sociale me qera apo kosto te ulet.