Takim me përfaqësuesit e Shtetit të Kuvajtit për çështjet që kanë të bëjnë me zbutjen e fenomenit të varfërisë në qytetin e Kavajës

Dje në Bashki pritëm përfaqesues të shtetit të Kuvajtit, Zv/ministrin e Shtetit pranë Ministrisë për Ceshtjet e Vakefeve Z. Mansur Al Kas’abij. Falë këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm ne do t’i gjindemi pranë familjeve në nevojë të qytetit tonë. Bashkia e ka prioritet zbutjen e situatës për bashkëqytetarët tanë që janë ne vështirësi ekonomike. Dora e ngrohtë e Bashkisë nuk do të mungojë në asnjë moment dhe ne do të perpiqemi vazhdimisht, me të gjitha mundësitë, që kjo shtresë vulnerbel të mos ndjehet e braktisur. Ne do te jemi të përkushtuar që të jemi në krah të tyre për çdo nevojë. Falenderime edhe përfaqesuëseve të Kuvajtit për gadishmërinë dhe ndihmën qe na japin.