Ura e Bukaqit

Ura e Bukaqit mbi përroin e Fokes 2 km në perëndim të qytetit të Kavajës në fshatin Bukaq është ndërtuar gjatë shek XVII. Kjo urë përbehet nga 3 harqe ku harku kryesor ndodhet në mes dhe me dy harqe ndihmëse anash. Kjo urë shërbente për të lidhur qytetin me fshatin Bukaq si she disa fshatra të tjerë. Ura është e ndërtuar vetëm me gurë. Monument i kategorisë së I, shpallur më 18.01.1986.