Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike

Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e
juridiksionit të tyre për:

  1. Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
  2. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
  3. Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.
  4. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të
    trotuareve dhe shesheve publike vendore.
  5. Ndriçimin e mjediseve publike.
  6. Transportin publik vendor.
  7. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit
    publik të varrimit.
  8. Shërbimin e dekorit publik.
  9. Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
  10. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
  11. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor
    parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.
  12. Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.
  13. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe
    zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e
    shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik,
    sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
  14. Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar
    me ligj.