Funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike
Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e
juridiksionit të tyre për:
- Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
- Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
- Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të
trotuareve dhe shesheve publike vendore. - Ndriçimin e mjediseve publike.
- Transportin publik vendor.
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit
publik të varrimit. - Shërbimin e dekorit publik.
- Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
- Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor
parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale. - Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe
zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e
shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik,
sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. - Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar
me ligj.