Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor,
si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve. - Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe
administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve. - Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim
edukimin e përgjithshëm të qytetarëve. - Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e
institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.