Funksionet e bashkive në fushën e mbrojtjes së mjedisit
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga
ndotja. - Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike.
- Zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese, në nivel vendor, të cilat lidhen me
mbrojtjen e mjedisit.