Funksionet e bashkive në fushën e shërbimeve sociale
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë,
personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të
trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. - Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me
ligj. - Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore.
- Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për
financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.