Tarifa për dhënien e informacionit
Shërbimet administrative që ofrohen nga Bashkia Kavajë, janë pa pagesë. Përjashtim bëjnë rastet kur me ligj apo me VKB, është përcaktuar tarifë për një shërbim të caktuar.
Dhënia e informacionit është pa pagesë.
Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari, gjithashtu pa pagesë.
Tarifa për dhënie dokumentacioni mbi 10 faqe nga arkivi njësuar me origjinalin, është 10 lekë për çdo faqe.
Mënyra e kryerjes së pagesës:
Pagesa deri në vlerën 1000 Lekë të reja kryhet pranë arkës së Bashkisë Kavajë. Për pagesat mbi vlerën e përcaktuar mund të drejtoheni pranë bankave të nivelit të dytë ose pranë zyrave të Postës Shqiptare.