Titulli :Konsultim publik për Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore (2026 – 2030) të Bashkisë Kavajë.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara të interesit dhe ato të margjinalizuara të Bashkisë Kavajë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me planin vendor të veprimit për barazinë gjinore ( 2026 – 2030 ) të bashkisë Kavajë.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet sipas kalendarit të mëposhtëm:
Konsultim me publikun: Bulevardi “ Josif Budo” Lagja nr.2 datë 20.05.2026, ora 10:00 në ambjentet e zyrë së Shërbimit Social Bashkia Kavajë.
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 22 Maj 2026, në adresën e emailit:
sekretari.kb@bashkiakavaje.gov.al
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar/nënkryetar/sekretar i përgjithshëm i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e Shërbimit Social, Drejtoria e Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Tatim Taksave, Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria e Urbanistikës, Drejtoria e Kadastrës etj., Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative.
- Nga komuniteti: Banorët e bashkisë Kavajë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias, përfaqësues të komuniteteve fetare në Kavajë, grupe të ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.
Forma e konsultimit: Takim në terren.
| Qëllimi i këshillimit publik | Konsultimi publik në terren synon konsultimin për Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore ( 2026 – 2030 ) të Bashkisë Kavajë. |
|
Përshkrimi i çështjes.
|
Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2026 – 2030 përveçse si një instrument i zbatimit të Kartës Evropiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore, mbështetet në një tërësi dokumentesh të rëndësishëm ligjorë dhe institucionalë, të cilët udhëheqin njëkohësisht edhe veprimet mbarëkombëtare për fuqizimin e gruas dhe përparimin drejt barazisë gjinore në Shqipëri. Si më kryesoret mund të përmendim:
a) Instrumente ndërkombëtarë • Karta Evropiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore (EU Charter for Equality). • Konventa për Eliminimin e të gjithë Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW). • Deklarata dhe Platforma për Veprim e Pekinit (BDPfA). • Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit). • Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe Agjenda 2030. • Strategjia e Barazisë Gjinore 2026-2030 e Bashkimit Evropian dhe Plani i Veprimit për Barazinë Gjinore 2021-2027, etj.
Ky kuadër ndërkombëtar ofron bazën normative për hartimin dhe zbatimin e politikave për barazinë gjinore në nivel vendor, duke orientuar ndërhyrjet drejt parandalimit të dhunës ndaj grave e dhunës në familje, fuqizimit ekonomik të grave dhe garantimit të pjesëmarrjes së tyre të barabartë në jetën publike. Për Bashkinë Kavajë, këto instrumente përbëjnë një referencë të rëndësishme për përshtatjen e politikave vendore me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
|
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 22 Maj 2026. |
| Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme | Opsionet e mundëshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :
PVVBGJ 2026 – 2030 përbëhet nga katër fusha kryesore të ndërhyrjes, të cilat jo vetëm kanë në përmbajtje nene të ndryshme të Kartës Evropiane për Barazi, por janë harmonizuar edhe me një pjesë të objektivave specifikë të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021 – 2030. Gjithashtu në formulimin e këtyre fushave të ndërhyrjes dhe objektivave specifikë janë mbajtur në konsideratë edhe objektivat e parashikuara në Strategjinë e BE për Barazinë Gjinore 2026-2030, si dhe masat dhe veprimet e parashikuara në EU GAP III 2021-2027. Këto fusha ndërhyrjeje janë: I. Fuqizimi ekonomik i grave, të rejave dhe vajzave, në të gjithë diversitetin e tyre, përmes integrimit të tyre në një treg pune të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. II. Rritja e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave, të rejave dhe vajzave, në të gjithë diversitetin e tyre, në jetën publike dhe vendimmarrjen në nivel vendor, në funksion të një qeverisjeje gjithëpërfshirëse dhe të barabartë. III. Parandalimi dhe mbrojtja nga të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. IV. Integrimi gjinor dhe buxhetimi i përgjigjshëm gjinor në politikat dhe qeverisjen vendore. Secila nga këto fusha të ndërhyrjes është zbërthyer më tej në rezultatet e pritshme, objektivat specifikë, treguesit e matjes së tyre, si dhe në masa e veprime konkrete, të cilat detajohen në matricën e planit të veprimit, ku jepet një informacion më i plotë si për zbatimin dhe vlerësimin e rezultateve, ashtu edhe për sa u përket neneve specifike të Kartës Evropiane, si dhe dokumenteve të tjerë kryesorë ku mund të referohemi, në përmbushje të veprimeve të parashikuara nën secilën fushë ndërhyrjeje. |
| Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. | Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë, faqja kryesore.
https://bashkiakavaje.gov.al/njoftimet-e-keshillit-bashkiak/
|
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Barazisë Gjinore dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve të mësipërme, (mbledhja e komisioneve është e hapur për publikun) të çdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë; 4. Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt buxhetin afatmesëm dhe projekt buxhetin vjetor. 5. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 6. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre; 7. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 8. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 9. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 20.04.2026 |