KONSULTIMET ME PUBLIKUN
Konsultim publik për Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore (2026 – 2030) të Bashkisë Kavajë.
Titulli :Konsultim publik për Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore (2026 – 2030) të Bashkisë Kavajë.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara të interesit dhe ato të margjinalizuara të Bashkisë Kavajë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me planin vendor të veprimit për barazinë gjinore ( 2026 – 2030 ) të bashkisë Kavajë.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet sipas kalendarit të mëposhtëm:
Konsultim me publikun: Bulevardi “ Josif Budo” Lagja nr.2 datë 20.05.2026, ora 10:00 në ambjentet e zyrë së Shërbimit Social Bashkia Kavajë.
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 22 Maj 2026, në adresën e emailit:
sekretari.kb@bashkiakavaje.gov.al
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar/nënkryetar/sekretar i përgjithshëm i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e Shërbimit Social, Drejtoria e Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Tatim Taksave, Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria e Urbanistikës, Drejtoria e Kadastrës etj., Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative.
- Nga komuniteti: Banorët e bashkisë Kavajë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias, përfaqësues të komuniteteve fetare në Kavajë, grupe të ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.
Forma e konsultimit: Takim në terren.
| Qëllimi i këshillimit publik | Konsultimi publik në terren synon konsultimin për Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore ( 2026 – 2030 ) të Bashkisë Kavajë. |
|
Përshkrimi i çështjes.
|
Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2026 – 2030 përveçse si një instrument i zbatimit të Kartës Evropiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore, mbështetet në një tërësi dokumentesh të rëndësishëm ligjorë dhe institucionalë, të cilët udhëheqin njëkohësisht edhe veprimet mbarëkombëtare për fuqizimin e gruas dhe përparimin drejt barazisë gjinore në Shqipëri. Si më kryesoret mund të përmendim:
a) Instrumente ndërkombëtarë • Karta Evropiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore (EU Charter for Equality). • Konventa për Eliminimin e të gjithë Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW). • Deklarata dhe Platforma për Veprim e Pekinit (BDPfA). • Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit). • Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe Agjenda 2030. • Strategjia e Barazisë Gjinore 2026-2030 e Bashkimit Evropian dhe Plani i Veprimit për Barazinë Gjinore 2021-2027, etj.
Ky kuadër ndërkombëtar ofron bazën normative për hartimin dhe zbatimin e politikave për barazinë gjinore në nivel vendor, duke orientuar ndërhyrjet drejt parandalimit të dhunës ndaj grave e dhunës në familje, fuqizimit ekonomik të grave dhe garantimit të pjesëmarrjes së tyre të barabartë në jetën publike. Për Bashkinë Kavajë, këto instrumente përbëjnë një referencë të rëndësishme për përshtatjen e politikave vendore me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
|
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 22 Maj 2026. |
| Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme | Opsionet e mundëshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :
PVVBGJ 2026 – 2030 përbëhet nga katër fusha kryesore të ndërhyrjes, të cilat jo vetëm kanë në përmbajtje nene të ndryshme të Kartës Evropiane për Barazi, por janë harmonizuar edhe me një pjesë të objektivave specifikë të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021 – 2030. Gjithashtu në formulimin e këtyre fushave të ndërhyrjes dhe objektivave specifikë janë mbajtur në konsideratë edhe objektivat e parashikuara në Strategjinë e BE për Barazinë Gjinore 2026-2030, si dhe masat dhe veprimet e parashikuara në EU GAP III 2021-2027. Këto fusha ndërhyrjeje janë: I. Fuqizimi ekonomik i grave, të rejave dhe vajzave, në të gjithë diversitetin e tyre, përmes integrimit të tyre në një treg pune të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. II. Rritja e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave, të rejave dhe vajzave, në të gjithë diversitetin e tyre, në jetën publike dhe vendimmarrjen në nivel vendor, në funksion të një qeverisjeje gjithëpërfshirëse dhe të barabartë. III. Parandalimi dhe mbrojtja nga të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. IV. Integrimi gjinor dhe buxhetimi i përgjigjshëm gjinor në politikat dhe qeverisjen vendore. Secila nga këto fusha të ndërhyrjes është zbërthyer më tej në rezultatet e pritshme, objektivat specifikë, treguesit e matjes së tyre, si dhe në masa e veprime konkrete, të cilat detajohen në matricën e planit të veprimit, ku jepet një informacion më i plotë si për zbatimin dhe vlerësimin e rezultateve, ashtu edhe për sa u përket neneve specifike të Kartës Evropiane, si dhe dokumenteve të tjerë kryesorë ku mund të referohemi, në përmbushje të veprimeve të parashikuara nën secilën fushë ndërhyrjeje. |
| Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. | Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë, faqja kryesore.
https://bashkiakavaje.gov.al/njoftimet-e-keshillit-bashkiak/
|
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Barazisë Gjinore dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve të mësipërme, (mbledhja e komisioneve është e hapur për publikun) të çdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë; 4. Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt buxhetin afatmesëm dhe projekt buxhetin vjetor. 5. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 6. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre; 7. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 8. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 9. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 20.04.2026 |
Të dhënat e Barometrit për vitin 2024
Bazuar në të dhënat e Barometrit për vitin 2024, Bashkia Kavajë paraqet një pjesëmarrje të lartë të grave në administratën vendore, me 53.1% gra dhe 46.9% burra, duke përmbushur kriterin e përfaqësimit mbi 30% për secilën gjini në administratë dhe te zëvendëskryetarët. Janë ndërmarrë masa konkrete për buxhetimin gjinor, fuqizimin ekonomik të grave dhe ofrimin e shërbimeve sociale, përfshirë strehimin social dhe kujdesin parësor. Megjithatë, mbeten sfida të rëndësishme si mungesa e strehëzave sociale, fondet e pamjaftueshme për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mungesa e përfaqësimit gjinor në nivelin e administratorëve të njësive administrative, duke evidentuar nevojën për ndërhyrje të mëtejshme strukturore.
Njoftim për konsultim publik
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli :Konsultim publik për privatizimin, blerjen e pasurisë 302/2, pasuri e llojit pa frut, ZK 2291, në fshatin Kryemëdhenj, pasuri në pronësi të bashkisë Kavajë.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit dhe ato te margjinalizuara të Bashkisë Kavajë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me privatizimin, blerjen e pasurisë 302/2, pasuri e llojit pa frut, ZK 2291, në fshatin Kryemëdhenj, pasuri në pronësi të bashkisë Kavajë.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet sipas kalendarit të mëposhtëm:
- Njësia Administrative Golem, fshati Kryemëdhenj – datë 15.1.2026, ora 10:00 në ambientet Hotel Flower
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 16 Janar 2026, në adresen e emailit:
sekretari.kb@bashkiakavaje.gov.al
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar/nënkryetar/sekretar i përgjithshëm i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Tatim Taksave, Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria e Urbanistikës, Drejtoria e Kadastrës etj., Kryetari i Fshatit dhe Administratori i Njësisë Administrative Golem.
- Nga komuniteti: Banorët e fshatit Kryemëdhenj, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias, përfaqësues të komuniteteve fetare në Kavajë, grupe të ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.
Forma e konsultimit: Takim në terren.
| Qëllimi i këshillimit publik | Konsultimi publik në terren synon konsultimin për privatizimin, blerjen e pasurisë 302/2, pasuri e llojit pa frut, ZK 2291, në fshatin Kryemëdhenj, pasuri në pronësi të bashkisë Kavajë. |
|
Përshkrimi i çështjes.
|
Bazuar në kërkesën e bërë nga ana subjektit për një pasuri publike dhe në zbatim të nenit 57, germa d) të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore mbi transparencën dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, ftoheni në dëgjesë publike me objekt: Privatizimin, blerjen e pasurisë 302/2, pasuri e llojit pa frut, me sipërfaqe 1496.26m2, ZK 2291, e regjistruar në vol.3, faqe 206, në fshatin Kryemëdhenj, Njësia Administrative Golem, pasuri në pronësi të Bashkisë Kavajë. |
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 16 Janar 2026. |
| Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme | Opsionet e mundëshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :
Përmirësimi dhe zhvillimi i Turizmit në zonën bregdetare me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara. |
| Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. | Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë, faqja kryesore.
https://bashkiakavaje.gov.al/njoftimet-e-keshillit-bashkiak/ |
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit Komisioni i Urbanistikes, Zhvillimit Ekonomik dhe Infrastrukturës, Komisioni i Shërbimit, të Shëndetit Publik dhe Pronave dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve të mësipërme, (mbledhja e komisioneve është e hapur për publikun) të çdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë; 4. Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt buxhetin afatmesëm dhe projekt buxhetin vjetor. 5. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 6. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre; 7. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 8. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 9. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 24.12.2025 |
Titulli :Konsultim publik për paketën fiskale 2026 dhe buxhetin afatmesëm 2026-2028.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit dhe ato te margjinalizuara të Bashkisë Kavajë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me ndryshimet apo propozimet për ndryshime të paketës fiskale 2026 dhe projekt buxhetit 2026 – 2028.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet sipas kalendarit të mëposhtëm:
- Njësia Administrative Helmas – datë 5.11.2025, ora 10:00 në zyrat e Njësisë Administrative
- Njësia Administrative Luz i Vogël – datë 5.11.2025, ora 12:00 në sallën e mbledhje të Njësisë
- Njësia Administrative Synej – datë 6.11.2025, ora 10:00 në sallën e mbledhjeve të Njësisë
- Njësia Administrative G olem – datë 10.11.2025, ora 10:30 Salla e Konferencave “Fafa Premium”, Mali i Robit
- Kavajë – datë 11.11.2025, ora 10:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 12 Nentor 2025, në adresen e emailit:
sekretari.kb@bashkiakavaje.gov.al
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar/nënkryetar/sekretar i përgjithshëm i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Tatim Taksave, Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Pyjeve etj., Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative.
- Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Kavajë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias, gjimnazet, mësuesit, përfaqësues të komuniteteve fetare në Kavajë, grupe të ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.
Forma e konsultimit: Takime në terren.
| Qëllimi i këshillimit publik | Konsultimi publik në terren synon konsultimin e paketës fiskale 2026 dhe buxhetit afatmesëm 2026-2028.
|
|
Përshkrimi i çështjes.
|
Miratimi i draftit të paketës fiskale 2026 dhe projekt buxhetit është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton taksat dhe tarifat për shërbimet që ofron bashkia si dhe fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizoj këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve për të qenë sa më afër komunitetit dhe nevojave të tyre.
|
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 12 Nëntor 2025. |
| Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme | Opsionet e mundëshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :
Taksat dhe tarifat e propozuara si dhe alokimin e fondeve për programe të caktuara apo investimet me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Bashkia.
|
| Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. | Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë, faqja kryesore.
https://bashkiakavaje.gov.al/njoftimet-e-keshillit-bashkiak/ |
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë; 4. Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt buxhetin afatmesëm dhe projekt buxhetin vjetor. 5. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 6. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre; 7. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 8. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 9. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 03.11.2025 |
Bashkia Kavajë, data 27.02.2025, ora 11.00, Kinemaja e qytetit.
Titulli: Për miratimin e Planit Vendor të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, bashkia Kavajë
Propozuesi: Projektakti është propozuar nga Kryetari i Bashkisë, z. Fisnik Qosja.
Sqarime për projektaktin: Relacioni sqarues i projektaktit përcakton arsyet e paraqitura nga propozuesi, të cilat në mënyrë të përmbledhur janë:
Në Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planit Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve (Miratuar Maj 2020) është prezantuar një metodologji mbi bazën e prioriteteve të bashkisë për menaxhimin e mbetjeve, për të përcaktuar se cili do të konsiderohet standardi minimal për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve. Bashkia Kavajë gjatë 5 vjeçarit të zbatimit të planit lokal për menaxhimin e mbetjeve kërkon mbi të gjitha të konsolidojë shërbimin në zonat ku aktualisht e ofron këtë shërbim, duke rritur gradualisht cilësinë e shërbimit të grumbullimit dhe transportit të mbetjeve. Më tej ajo kërkon të fillojë të zbatojë skema për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve urbane, duke synuar mbylljen e ciklit të plotë të menaxhimit të integruar të mbetjeve.
Kliko këtu për të lexuar njoftimin e plotë
Kliko këtu për ftesën e dëgjesës publike
Kliko këtu për të shkarkuar – Planin Lokal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane
Bashkia Kavajë 2025-2030
Njoftim për konsultim publik
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli :Konsultim publik për buxhetin afatmesëm 2026-2028.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit dhe ato te margjinalizuara të Bashkisë Kavajë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me ndryshimet apo propozimet për ndryshime të projekt buxhetit 2026 – 2028.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambjentet e Kinemasë së qytetit, përballë Bashkisë Kavajë, në datë 22/07/2025, ora 10:30.
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 23 Korrik 2025, në adresen e emailit:
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar/nënkryetar/sekretar i përgjithshëm i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Tatim Taksave, Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Pyjeve etj., Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative.
- Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Kavajë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias, gjimnazet, mësuesit, përfaqësues të komuniteteve fetare në Kavajë, grupe të ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.
Forma e konsultimit: Takim në terren.
| Qëllimi i këshillimit publik | Konsultimi publik në terren synon konsultimin e buxhetit afatmesëm 2026-2028. |
|
Përshkrimi i çështjes.
|
Miratimi i draftit të projekt buxhetit është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizoj këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve për të qenë sa më afër komunitetit dhe nevojave të tyre. |
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 23 Korrik 2025. |
| Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme | Opsionet e mundëshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :
Si tavanet, alokimin e fondeve për programe të caktuara me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Bashkia dhe investimet. |
| Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. | Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë, faqja kryesore.
https://bashkiakavaje.gov.al/njoftimet-e-keshillit-bashkiak/ |
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë; 4. Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt buxhetin afatmesëm dhe projekt buxhetin vjetor. 5. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 6. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre; 7. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 8. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 9. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 30.06.2025 |