Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftimet e Keshillit Bashkiak

Njoftim për konsultim publik

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

Titulli :Konsultim publik për buxhetin afatmesëm 2026-2028.

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit dhe ato te margjinalizuara të Bashkisë Kavajë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me ndryshimet apo propozimet për ndryshime të projekt buxhetit 2026 – 2028.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambjentet e Kinemasë së qytetit, përballë Bashkisë Kavajë, në datë  22/07/2025, ora 10:30.

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë  23 Korrik 2025, në adresen e emailit:

meribiturku@yahoo.com

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar/nënkryetar/sekretar i përgjithshëm i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Tatim Taksave, Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Pyjeve etj., Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative.
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Kavajë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias, gjimnazet, mësuesit, përfaqësues të komuniteteve fetare në Kavajë, grupe të ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.

Forma e konsultimit: Takim në terren.

Qëllimi i këshillimit publik Konsultimi publik në terren synon konsultimin e buxhetit afatmesëm 2026-2028.
 

Përshkrimi i çështjes.

 

 

Miratimi i draftit të  projekt buxhetit  është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizoj këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve për të qenë sa më afër komunitetit dhe nevojave të tyre.
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 23 Korrik 2025.

meribiturku@yahoo.com

Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme Opsionet e mundëshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :

Si tavanet, alokimin e fondeve për programe të caktuara me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Bashkia dhe investimet.

Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë, faqja kryesore.

https://bashkiakavaje.gov.al/

https://bashkiakavaje.gov.al/njoftimet-e-keshillit-bashkiak/

 

 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

 

 

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:

1.       Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje;

2.       Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës dhe çdo këshilltari të bashkisë;

3.       Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës,  (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë;

4.       Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt buxhetin afatmesëm dhe projekt buxhetin vjetor.

5.       Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit;

6.       Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre;

7.       Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit;

8.       Njoftimi i administratës për aktin e miratuar;

9.       Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 30.06.2025

Bashkia Kavajë, data 27.02.2025, ora 11.00, Kinemaja e qytetit.

Titulli: Për miratimin e Planit Vendor të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, bashkia Kavajë

Propozuesi: Projektakti është propozuar nga Kryetari i Bashkisë, z. Fisnik Qosja.

Sqarime për projektaktin: Relacioni sqarues i projektaktit përcakton arsyet e paraqitura nga propozuesi, të cilat në mënyrë të përmbledhur janë:

Në Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planit Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve (Miratuar Maj 2020) është prezantuar një metodologji mbi bazën e prioriteteve të bashkisë për menaxhimin e mbetjeve, për të përcaktuar se cili do të konsiderohet standardi minimal për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve. Bashkia Kavajë gjatë 5 vjeçarit të zbatimit të planit lokal për menaxhimin e mbetjeve kërkon mbi të gjitha të konsolidojë shërbimin në zonat ku aktualisht e ofron këtë shërbim, duke rritur gradualisht cilësinë e shërbimit të grumbullimit dhe transportit të mbetjeve. Më tej ajo kërkon të fillojë të zbatojë skema për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve urbane, duke synuar mbylljen e ciklit të plotë të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Kliko këtu për të lexuar njoftimin e plotë

Kliko këtu për ftesën e dëgjesës publike

Kliko këtu për të shkarkuar – Planin Lokal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane
Bashkia Kavajë 2025-2030