NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli :Konsultim publik për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara të interesit dhe ato të margjinalizuara të Bashkisë Kavajë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me propozimet në Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet sipas kalendarit të mëposhtëm:
| Njësia Administrative | Data | Ora | Vendndodhja |
| Helmas | 01.09.2026 | 10.00 | Zyra e Administratorit, Nj.a Helmas |
| Luz i Vogël | 01.09.2006 | 12.00 | Salla e Mbledhjeve të Nj.a Luz i Vogël |
| Synej | 02.09.2026 | 10.00 | Salla e Mbledhjeve të Nj.a Synej |
| Golem | 03.09.2026 | 10.30 | Salla e Konferencave Flower Hotel |
| Kavajë | 04.09.2026 | 10.00 | Salla e Kinemasë |
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 4 Shtator 2026, në adresën e emailit:
sekretari.kb@bashkiakavaje.gov.al
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar/nënkryetar/sekretar i përgjithshëm i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e Shërbimit Social, Drejtoria e Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Tatim Taksave, Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria e Urbanistikës, Drejtoria e Kadastrës etj., Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative.
- Nga komuniteti: Banorët e bashkisë Kavajë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias, përfaqësues të komuniteteve fetare në Kavajë, grupe të ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.
Forma e konsultimit: Takim në terren.
| Qëllimi i këshillimit publik | Konsultimi publik në terren synon konsultimin për Konsultim publik për propozimet e Reformën Administrativo-Territoriale 2.0. |
|
Përshkrimi i çështjes.
|
Konsultimi publik për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 synon të informojë dhe të marrë mendimin e komuniteteve lokale mbi propozimet për bashkimin, shkrirjen ose riorganizimin e bashkive. Në kuadër të reformës parashikohet që disa bashki të bashkohen me bashki të tjera, ndërsa në raste të tjera territore dhe njësi vendore të integrohen në struktura të reja administrative.
Përmes konsultimit publik synohet që qytetarët dhe komunitetet e prekura të shprehin qëndrimin e tyre mbi këto ndryshime, duke paraqitur mendimet, shqetësimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me përfaqësimin, aksesin në shërbime, identitetin dhe nevojat e komunitetit. Mendimi i komunitetit duhet të jetë një element i rëndësishëm në vlerësimin e propozimeve dhe në procesin e vendimmarrjes për riorganizimin e hartës administrativo-territoriale.
|
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 4 SHTATOR 2026. |
| Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme | Opsionet e mundëshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit dhe administratës :
|
| Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. | Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë, faqja kryesore.
https://bashkiakavaje.gov.al/njoftimet-e-keshillit-bashkiak/
|
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisioneve të Këshillit dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve, (mbledhja e komisioneve është e hapur për publikun) të çdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë; 4. Marrja e vendimit për . Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 5. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 6. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre; 7. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 8. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 9. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 11.08.2026 |