Ftesë për dërgim aplikimi për mbështetje të OSHC-ve dhe Rinisë për projekte me temë “Aktivitete Rinore për KVR”
Njoftim për Thirrje Publike për mbështetje të OSHC-ve dhe Rinisë me Projekt-Propozime.
Këshilli Vendor Rinor Kavajë është një mekanizëm këshillimor i ngritur me mbështetjen e Bashkisë Kavajë në zbatim të ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë”.
Në këtë kuadër, Bashkia Kavajë bën thirrje për projekt-propozime, sipas udhëzuesit bashkëlidhur, nga:
• Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) që punojnë me të rinjtë;
• Grupet rinore joformale;
• Institucionet edukative dhe kulturore;
• Partnerë të tjerë të interesuar në zhvillimin e rinisë.
Fushat prioritare të thirrjes (sipas udhëzuesit):
• Aktivizimi dhe pjesëmarrja qytetare e të rinjve;
• Inovacioni dhe sipërmarrja rinore;
• Edukimi joformal, kultura dhe arti;
• Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm;
• Sporti dhe shëndeti mendor e fizik i të rinjve.
Formati i aplikimit: Projekt-propozimet duhet të dorëzohen në përputhje me modelin dhe kriteret e përcaktuara në udhëzuesin bashkëlidhur.
Mënyra e dorëzimit: integrimi.kavaje@gmail.com / dorëzim fizik pranë bashkisë Kavajë.
0 Comments