Bashkia Kavajë shpall ftesë të hapur për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile me projekt propozime për aktivitete për Këshillin Vendor Rinor Kavajë. Kjo thirrje zhvillohet në zbatim të Ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë”, si dhe në përputhje me vendimet e Këshillit Bashkiak dhe aktet nënligjore përkatëse, që përcaktojnë rolin e Këshillave Vendorë Rinorë (KVR) si mekanizëm këshillimor pranë bashkive. Thirrja ka për qëllim të mbështesë nisma dhe ide të reja rinore që:
Nxisin pjesëmarrjen aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe jetën publike;
Forcojnë kapacitetet organizative të grupeve rinore dhe OSHC-ve;
Kontribuojnë në zhvillimin social, kulturor, mjedisor, sportiv dhe ekonomik të komunitetit lokal;
Promovojnë barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe inovacionin social. Projekt-propozimet duhet të adresojnë një ose disa nga fushat prioritare të përcaktuara nga Bashkia Kavajë:
Videoklip promovues “Eja në Kavajë” Videoklipi promovues “Eja në Kavajë”, i cili prezanton potencialin turistik, kulturor dhe natyror të qytetit dhe territorit të Bashkisë Kavajë, mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:
Broshura Turistike e Kavajës Broshura turistike e Bashkisë Kavajë, që ofron informacion të detajuar mbi destinacionet, atraksionet dhe ofertën turistike të zonës, gjendet e bashkëngjitur.
Ky projekt u realizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të programit “EU4Culture”, i zbatuar nga UNOPS dhe i financuar nga Bashkimi Evropian.
BASHKIA KAVAJË NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD3 SHPALL:
THIRRJEN E PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 3
(ReLOaD3)
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3)[1] është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD). Ky program është vazhdim i nismës së mbështetur më parë – ReLOaD1 dhe ReLOaD2 të zbatuar në periudhën tetë vjeçare 2017-2024[2].Faza e tretë e programit ka filluar më 1 Shkurt 2025 dhe gjatë katër viteve të ardhshme do të zbatohet në: Bosnje-Hercegovina, Kosovë*[3], Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri.
Ky program, me një buxhet 13.39 milionë USD financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III (IPA III) dhe bashkë-financohet nga njësitë e qeverisjes vendore (Bashkitë) dhe PNUD. Buxheti i miratuar për ndërhyrjen në Shqipëri është 1.45 milionë USD. Projekti zgjat 48 muaj (1 Shkurt 2025 – 31 Janar 2029). Qëllimi i përgjithshëm i programit është forcimi i demokracive pjesëmarrëse dhe i procesit të integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të përshpejtuar të rajonit. ReLOaD3 synon fuqizimin e shoqërisë civile për t’u angazhuar në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe mbikëqyrjen qytetare, ndërsa nxit qeveritë të krijojnë një mjedis mbështetës politik, ligjor dhe financiar për shoqërinë civile.
Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për OSHC-të, të mbështetur nga financimi publik transparent, një kuadër ligjor mbështetës dhe nga rritja e angazhimit qytetar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave. Duke qenë në fazën përfundimtare, ReLOaD3 synon të kapitalizojë dhe të zgjerojë rezultatet, si dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e praktikave të mira të prezantuara gjatë zbatimit të tij. Programi ReLOaD3 do të forcojë kapacitetet e qeverisjes vendore dhe të OSHC-ve për t’u angazhuar në partneritete produktive dhe për të kontribuar në angazhimin qytetar, përmirësimin e planifikimit vendor dhe ofrimin e shërbimeve.
Programi ReLOaD3 do të mbështesë shtattë bashki partnere[4] me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e angazhimit qytetar në territorin e saj.
Për sa më sipër, Bashkia Kavajë dhe programi ReLOaD3 fton të gjitha OSHC-të në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Kavajë si më poshtë:
1. Zhvillimi i turizmit dhe mbrojtja e mjedisit
1.1. Promovimi i siteve turistike dhe mbrojtja e mjedisit në territorin e Bashkisë Kavajë.
1.2. Krijimi dhe/ose fuqizimi i zyrave të informacionit turistik.
1.3. Hartimi dhe/ose përditësimi i dokumenteve strategjike për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal.
2. Rini aktive
2.1. Nxitja e aktiviteteve rinore dhe grupeve të tjera informale në komunitet, me fokus pjesëmarrjen aktive dhe përfshirjen sociale.
2.2. Fuqizimi i Këshillit Vendor Rinor të Kavajës dhe krijimi i nismave advokuese për të drejtat, nevojat dhe prioritetet e të rinjve.
3. Integrimi Europian
3.1. Promovimi i procesit të Integrimit Europian në nivel lokal dhe asistenca teknike për strukturat e bashkisë dhe aktorët lokalë.
3.2. Mbështetja dhe promovimi i aktiviteteve dhe fushatave sensibilizuese mbi vlerat dhe mundësitë që ofron Bashkimi Europian
Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lekë deri 2.500.000 Lekë.
OShC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lekë gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD3 (Shkurt 2025 – Janar 2029).
Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të zgjasë nga 6 deri në 10 muaj. Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Mars 2026 deri në muajin Dhjetor 2026.
PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.
DOKUMENTACIONI:
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Kavajë do të jetë i disponueshëm nga 11 Dhjetor 2025, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën integrimi.kavaje@gmail.com dhe info@bashkiakavaje.gov.al ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Zyrën e Integrimit Europian, Bashkia Kavajë. Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në website zyrtare të Bashkisë (www.bashkiakavaje.gov.al) si dhe në website e UNDP (https://www.undp.org/albania).
Sesionet informuese (ditët e hapura për më shumë informacion)
Lidhur me këtë thirrje, për OShC-të e interesuara për të aplikuar në këtë thirrje do të mbahen Sesione informuese në Bashkinë Kavajë me datën 16 Dhjetor 2025 në ora 10:30, bashkarisht me sesionin informues të Bashkisë Divjakë, në zyrat e bashkisë Divjakë.
Në Bashkinë Kavajë, ekspertët e ReLOaD do të ofrojnë mbështetje konkrete për OSHC-të nëpërmjet ofrimit të këshillave për shkrimin e projekt-propozimit. Ekspertët e ReLOaD do të jenë të pranishëm online, për të organizuar sesione trajnimi specifike me organizata të cilat janë në fazën e shkrimit të projekt propozimit, në kuadër të kësaj thirrje. Më shumë informacione për këtë aktivitet do të jepen së shpejti nga Bashkia Kavajë nëpërmjet website/mediave sociale.
Pyetje rreth kësaj thirrje mund të behën përmes adresës reload.al@undp.org, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 10 Janar 2026, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose UNDP.
DORËZIMI I APLIKIMEVE:
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:
Bashkia Kavajë
Adresa: Bulevardi Josif Budo, Lagjia Nr. 1
Kavajë, Shqipëri
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 20 Janar 2026. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë, në tabelën e njoftimeve të bashkisë, dhe/ose në faqen e internetit të UNDP-së
[1] Për më shumë informacion mbi ReLOaD3, ju lutemi referojuni linkut
Njoftim për Thirrje Publike për mbështetje të OSHC-ve dhe Rinisë me Projekt-Propozime. Këshilli Vendor Rinor Kavajë është një mekanizëm këshillimor i ngritur me mbështetjen e Bashkisë Kavajë në zbatim të ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë”. Në këtë kuadër, Bashkia Kavajë bën thirrje për projekt-propozime, sipas udhëzuesit bashkëlidhur, nga: • Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) që punojnë me të rinjtë; • Grupet rinore joformale; • Institucionet edukative dhe kulturore; • Partnerë të tjerë të interesuar në zhvillimin e rinisë.
Fushat prioritare të thirrjes (sipas udhëzuesit): • Aktivizimi dhe pjesëmarrja qytetare e të rinjve; • Inovacioni dhe sipërmarrja rinore; • Edukimi joformal, kultura dhe arti; • Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm; • Sporti dhe shëndeti mendor e fizik i të rinjve.
Formati i aplikimit: Projekt-propozimet duhet të dorëzohen në përputhje me modelin dhe kriteret e përcaktuara në udhëzuesin bashkëlidhur. Mënyra e dorëzimit: integrimi.kavaje@gmail.com / dorëzim fizik pranë bashkisë Kavajë.
Lista e renditjes së projekt-propozimeve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) të marra në dorëzim pas Thirrjes së Katërt Publike për OSHC-të në bashkinë Kavajë sipas Metodologjisë LOD
Nr.
Organizata
Projekti
Pikët
Komente
PROJEKTET E PROPOZUARA PËR FINANCIM
1.
QZHK Sot për të ardhmen
Kavaja e Sigurtë: Fuqizimi i te Rinjëve dhe Shërbimeve Mbrojtëse
86
Projekti është propozuar për financim. Organizata do të ftohet për negocim dhe përmirësim të disa elementëve të projekt-propozimit sipas rekomandimeve të komisionit të vlerësimit.
2.
Instituti për Bashkitë
E ardhmja e Bashkisë ndërtuar mbi rini të fortë
86
Projekti është propozuar për financim. Organizata do të ftohet për negocim dhe përmirësim të disa elementëve të projekt-propozimit sipas rekomandimeve të komisionit të vlerësimit.
PROJEKTET QË NUK JANË PROPOZUAR PËR FINANCIM
1.
Qendra Shqiptare per Zhvillimin e Familjes – ACFD
Këshilli Vendor Rinor : Zëri i së Ardhmes
72
Projekti nuk është propozuar për miratim. Projektet me buxhet mbi 1 700 000 Lek duhet të marrin të paktën 75 pikë në procesin e vlerësimit.
2.
Sherbime Sociale Bethany
Kavaja, Qyteti Miqësor për Punësimin e të Rinjve
66
Projekti nuk është propozuar për miratim. Projektet me buxhet mbi 1 700 000 Lek duhet të marrin të paktën 75 pikë në procesin e vlerësimit.
3.
Shoqata Udhetim i Lirë
Your Empowerment for a Strong Society (YYES)
25
Projekti nuk kalon pragun e relevancës (18 pikë).
4.
Shoqeria Internacionale për Solidaritet
Rinis për Kavajën -Fuqizimi i Rinisë për Qytetari Aktive dhe Shërbime të Përmirësuara Rinore në Bashkinë Kavajë
21
Projekti nuk kalon pragun e relevancës (18 pikë).
LEGJENDA
Numri i projekteve të miratuara varet nga vlera totale e fondeve në dispozicion; projektet me numrin më të madh të pikëve miratohen për financim deri sa të jenë përdorur të gjitha fondet.
Vetëm projektet me të paktën 50 pikë shqyrtohen për financim.
*Projektet me buxhet mbi 1 700 000 Lek duhet të marrin të paktën 75 në procesin e vlerësimit.
Projekti i pragut të dytë përjashtohet nga procesi i mëtejshëm nëse relevanca e projektit vlerësohet si jo e mjaftueshme
Projekti i pragut të parë përjashtohet nga procesi i mëtejshëm nëse kapacitetet financiare dhe operative të aplikantët vlerësohen si jo të mjaftueshme.
Projektet që nuk plotësojnë kriteret teknike skualifikohen nga procesi.
Shpjegime të hollësishme për legjendën gjenden në Udhëzuesin për Aplikantët – Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), botuar së bashku me thirrjen publike për projekt-propozime në territorin e bashkisë Kavajë.