Bashkia Kavajë në kuadër të programit ReLOaD3 shpall thirrjen publike për mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile.
Bashkia Kavajë shpall ftesë të hapur për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile me projekt propozime për aktivitete për Këshillin Vendor Rinor Kavajë. Kjo thirrje zhvillohet në zbatim të Ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë”, si dhe në përputhje me vendimet e Këshillit Bashkiak dhe aktet nënligjore përkatëse, që përcaktojnë rolin e Këshillave Vendorë Rinorë (KVR) si mekanizëm këshillimor pranë bashkive. Thirrja ka për qëllim të mbështesë nisma dhe ide të reja rinore që:
- Nxisin pjesëmarrjen aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe jetën publike;
- Forcojnë kapacitetet organizative të grupeve rinore dhe OSHC-ve;
- Kontribuojnë në zhvillimin social, kulturor, mjedisor, sportiv dhe ekonomik të komunitetit lokal;
- Promovojnë barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe inovacionin social.
Projekt-propozimet duhet të adresojnë një ose disa nga fushat prioritare të përcaktuara nga Bashkia Kavajë: - Aktivizimi dhe pjesëmarrja qytetare e të rinjve;
- Inovacioni dhe sipërmarrja rinore;
- Edukimi joformal, kultura dhe arti;
- Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm;
- Sporti dhe shëndeti mendor e fizik i të rinjve.
0 Comments