Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkia

Bashkia Kavajë në kuadër të programit ReLOaD3 shpall thirrjen publike për mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile.

Bashkia Kavajë shpall ftesë të hapur për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile me projekt propozime për aktivitete për Këshillin Vendor Rinor Kavajë. Kjo thirrje zhvillohet në zbatim të Ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë”, si dhe në përputhje me vendimet e Këshillit Bashkiak dhe aktet nënligjore përkatëse, që përcaktojnë rolin e Këshillave Vendorë Rinorë (KVR) si mekanizëm këshillimor pranë bashkive. Thirrja ka për qëllim të mbështesë nisma dhe ide të reja rinore që:

  1. Nxisin pjesëmarrjen aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe jetën publike;
  2. Forcojnë kapacitetet organizative të grupeve rinore dhe OSHC-ve;
  3. Kontribuojnë në zhvillimin social, kulturor, mjedisor, sportiv dhe ekonomik të komunitetit lokal;
  4. Promovojnë barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe inovacionin social.
    Projekt-propozimet duhet të adresojnë një ose disa nga fushat prioritare të përcaktuara nga Bashkia Kavajë:
  5. Aktivizimi dhe pjesëmarrja qytetare e të rinjve;
  6. Inovacioni dhe sipërmarrja rinore;
  7. Edukimi joformal, kultura dhe arti;
  8. Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm;
  9. Sporti dhe shëndeti mendor e fizik i të rinjve.

THIRRJE PËR MBËSHTETJE TË PROJEKTEVE ARTISTIKE KULTURORE DHE SPORTIVE

Bashkia e Kavajës publikon thirrjen për mbështetjen e projekteve artistike, kulturore dhe sportive, në zbatim të VKB nr, _ datë//_ dhe URDHËRIT të Kryetarit NR _, Datë _ 2026
Luten të gjithë aplikantët të ndjekin me kujdes udhëzimet e mëposhtme, afatet e përcaktuara, si dhe modelet zrtare të dokumentacionit për dorëzim.
Thirrjet për mbështetje të projekteve për vitin 2026 synojnë organizimin e aktiviteteve me impakt kulturor, artistic dhe sportive në qytetin e Kavajës. Për çdo tremujor janë përcaktuar prioritete specifike, duke synuar të ndërtohet një kalendar i qëndrueshëm dhe i larmishëm aktivitetesh që pasurojnë jetën publike dhe promovojnë vlerat e qytetit.

MAJ – QERSHOR 2026
Prioritetet kryesore në fushën e Kulturës janë:
• Teatër Kukullash (fondi limit 700.000 lekë)
Teatri i Kukullave sjell buzëqeshje, fantazi dhe emocione për të vegjlit. Përmes personazheve dhe historive të ndryshme fëmijët udhëtojnë në një botë që i ndihmon të zhvillojnë imagjinatën, kreativitetin dhe dashurinë për artin, duke i afruar me teatrin në një moshë të vogël.
• Hapja e Sezonit Turistik (fondi limit 2.000.000 lekë)
Bashkia Kavajë çel zyrtarisht sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë vendas dhe të huaj në një nga destinacionet më të bukura bregdetare. Një festë e mbushur me aktivitete për të gjitha moshat. Aktivitetet festive, eventet kulturore do të shoqërojnë këtë sezon duke e kthyer qytetin në një pikë të rëndësishme atraksioni gjatë verës.

• 1 Qershor “Dita e Fëmijëve” Festival ii këngës (fondi limit 1.000.000 lekë)
Një festë plot ngjyra, gëzim dhe buzëqeshje për fëmijët. Lojëra argëtuese, shfaqje artistike, kënde kreative dhe shumë surpriza të përgatitura vetëm për fëmijët.

KORRIK – GUSHT – SHTATOR 2026
Prioritetet kryesore në fushën e Kulturës janë:
• Verë dhe Portokalle (fondi limit 1.000.000)
Në një atmosferë verore dhe festive, plot humor dhe argëtim për të gjithë, publiku do të shijojë performanca plot batuta, personazhe të dashur që garantojnë të qeshura pa fund.
• Open Cinema(fondi limit 600.000)
Bashkia Kavajë sjell “Kinemanë e Hapur” një eksperiencë unike që bashkon artin e filmit me natyrën. Të rinj dhe familje do të kenë mundësinë të shijojnë filma të përzgjedhur në ambiente të hapura, duke kaluar një mbrëmje të këndshmë plot argëtim.
• Ditët e Kavajës (fondi limit 3.000.000)
“Ditët e Kavajës” aktivitete të mbushura me muzikë, argëtim që bashkojnë komunitetin dhe vizitorët në një atmosferë festive përgjatë të gjithë muajit gusht. Një mundësi për të shijuar kultuën, muzikën dhe energjinë e Kavajës.
• Maratona e Këngës Popullore (fondi limit 1.000.000)
Një aktivitet që nderon dhe promovon traditën muzikore shqiptare. Një mundësi e veçantë për publikun të shijojë artin e këngës tradicionale nga këngëtarë të mirënjohur dhe të bashkohet në festimin e muzikës që ka mbetur pjesë e identitetit tonë kulturor.
Prioritetet kryesore në fushën e Sportit janë:
• Kampionat Mini futbolli (kalçeto) (fondi limit 1.000.000)
Një aktivitet sportive që mbledh ekipe të rinjsh dhe dashamirës të futbollit për garë dhe argëtim. Kjo është një mundësi për të nxitur aktivitetin sportive, shëndetin dhe frymën konkurruese tek të rinjtë e komunitetit tonë.
TETOR – NËNTOR – DHJETOR 2026
Prioritetet kryesore në fushën e Kulturës janë:
• 70- Vjetori i Gjimnazit “Aleksandër Moisiu” (fondi limit 2.000.000lekë)
Një histori suksesi, përkushtimi dhe dijesh që vijon prej 70 vitesh. Një përvjetor që sjell në vëmendje brezat e nxënësve dhe mësuesve që kanë kontribuar në formimin e vlerave dhe arsimit në komunitetin tonë. Në kuadër të këtij jubilee do të zhvillohen aktivitete përkujtimore, artistike dhe kulturore, që pasqyrojnë rrugëtimin dhe arritjet ndër vite.
• 80- Vjetori i Themelimit të Shkollës “Mehmet Babamusta” (fondi limit —-)
Një rrugëtim 80-vjeçar i mbushur me dije, përkushtim dhe vlera edukative. Shkolla “Mehmet Babamusta” feston këtë jubile të rëndësishëm, duke nderuar brezat e nxënësve dhe mësuesve që kanë kontribuar në formimin e saj ndër vite. Në kuadër të këtij përvjetori do të zhvillohen aktivitete artistike dhe kulturore që sjellin në vëmendje historinë dhe arritjet e shkollës.
• Java e Librit (fondi limit 300.000 lekë)
Bashkia Kavajë i kushton një vëmendje të veçantë librit dhe leximit duke organizuar aktivitete që nxisin dashurinë për dijen dhe kulturën. Takime me autorë, promovime librash, aktivitete dhe diskutime letrare duke e kthyer librin në qendër të jetës kulturore të qytetit.
• Miss & Mister Kavaja 2026 (fondi limit 1.000.000)
Një event i shumëpritur që promovon talentin dhe personalitetin e të rinjve të qytetit. Pjesëmarrësit do të konkurojnë përmes paraqitjeve të ndryshme, ndërsa një juri profesionale do të vlerësojë performancat e tyre.
• Koncert per festat e Nentorit (fondi limit 500.000 lekë)
Në kuadër të festimeve të Ditës së Pavarësisë, Bashkia Kavajë organizon koncert festiv me qëllim krijimin e një atmosfere festive për qytetarët për të nderuar historinë dhe sakrificat për liri, si dhe për të forcuar ndjenjën e identitetit dhe unitetit kombëtar në komunitet. Një koncert me interpretime të këngëve patriotike dhe muzikës tradicionale shqiptare, shoqëruar me valle popullore dhe elemente artistike që promovojnë trashëgiminë kulturore të vendit.

• Pazari i Festave (fondi limit 4.000.000)
Gjatë muajit dhjetor “Pazari i Festave” një aktivitet i përditshëm festiv që zhvillohet në sheshin kryesor të qytetit. Qendra e qytetit shoqërohet çdo ditë me programe artistike, ku do të performojnë këngëtarë të mirënjohur të skenës shqiptare, DJ dhe grupe të ndryshme muzikore, duke krijuar një atmosferë argëtuese për të gjitha grupmoshat gjatë gjithë muajit Dhjetor.
• Sofra e Kavajës (fondi limit 5.000.000 lekë)
Ky event festiv i organizuar në formën e një festë tradicionale me performancë nga këngëtarë të mirënjohur të muzikës shqiptare duke krijuar një atmosferë festive dhe argëtuese për të gjithë pjesëmarrësit. Ky event bashkë personalitete të afirmuar të fushave të ndryshme që kanë kontribuar vazhdimisht në lartësimin dhe nderimin e emrit të qytetit.

Prioritetet kryesore në fushën e Sportit janë:
• 101-Vjetori i Themelimit të Klubit Sportiv Besa Kavajë (fondi limit 200.000)
Një histori krenarie që vijon prej 101 vitesh. Ky jubile është një homazh për të gjithë sportistët, trajnerët dhe tifozët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi duke e kthyer “Besën” në një simbol të sportit dhe identitetit të qytetit të Kavajës. Në kuadër të këtij përvjetori do të zhvillohen aktivitete sportive dhe festive, që bashkojnë komunitetin në një atmosferë krenarie dhe emocioni.

Periudha e aktiviteteve
Afati i pranimit të projekteve Data e mbledhjes së Këshillit
Maj-Qershor
10.05.2026 Minimalisht 6-7 ditë para aktivitetit përkatës
Korrik-Gusht-Shtator
01.07.2026 Minimalisht 6-7 ditë para aktivitetit përkatës
Tetor-Nëntor-Dhjetor
01.10.2026 Minimalisht 6-7 ditë para aktivitetit përkatës

Kujdes i veçantë
o Projektet duhet të dorëzohen sipas modelve zyrtare të dokumentacionit.
o Duhet të respektohen me rigorozitet udhëzimet, afatet dhe prioritetet tematike për çdo periudhë.

DOKUMENTACINI I NEVOJSHËM PËR TË APLIKUAR
Dokumentacioni i nevojshëm për dorëzim në rastin e aplikimit si individi:

  1. Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Kavajë);
  2. Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor te realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projketi);
  3. Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme në formatin zyrtar);
  4. CV e detajuar e aplikantit;
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. IBAN i llogarisë bankare në LEKË original me vulë nga banka (i përditësuar);
  7. Preventivi për Bashkinë Kavajë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  8. Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  9. Tre (3) rekomandime origjinale nga personalitete të fushës së projektit me kontakt, adresë emaili dhe të firmosura;
  10. Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  11. Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit, në të cilën aplikanti merr përsipër të gjitha detyrimet ligjore që burojnë nga respektimi i së drejtës së autorit, sipas formatit të përcaktuar;
  12. Deklaratë për të ardhurat e projektit, në të cilën aplikanti deklaron se fondet e përfituara nga Bashkia e Kavajës do të përdoren ekzkluzivisht për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime personale, sipas formatit të përcaktuar;

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, kur aplikanti është organizatë jofitimprurëse;

  1. Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Kavajë);
  2. Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  3. Formulari i aplikimit (i plotësuar sipastë gjitha pikave të nevojshme në fomratin zyrtar);
  4. Dokumentat e subjektit aplikues: vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt (të noterizuara);
  5. Vërtetim nga gjykata që nuk ka ndryshime të mëtejshme në subjekt (Ekstrakt i subjektit);
  6. Vërtetim nga gjykata që subjekti nuk është në process falimentimi/likujdimi;
  7. Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  8. Dëshmi penaliteti (e përfaqësuesit të subjektit);
  9. IBAN i llogarisë banker në LEKË original me vulë nga banka (i përditësuar), i subjektit aplikues;
  10. Preventivi për Bashkinë Kavajë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  11. Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (sipas formatit zyrtar);
  12. Dy (2) rekomandime orihjinale nga ersonalitete të fushës së projektit me kontakt, adresë emaili dhe të firmosura;
  13. Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  14. Deklaratë për zbarimin e të drejtës së autorit, në të cilën aplikanti merr përsipër të gjitha detyrimet ligjore që burojnë nga respektimi i së drejtës së autorit, sipas formatit të përcaktuar;
  15. Deklaratë për të ardhurat e projektit, në të cilën aplikanti deklaron se fondet e përfituara nga Bashkia e Kavajës do të përdoren ekskluzivisht për realizimin eaktivitetit dhe jo për përfitime personale, sipas formatit të përcaktuar.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, kur aplikanti është person juridik/fizik:

Deklaratë për të ardhurat e projektit, në të cilën aplikanti deklaron se fondet e përfituara nga Bashkia e Kavajës do të përdoren ekskluzivisht për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime personale, sipas formatit të përcaktuar;
Projektet me të gjithë dokumentacionin e nevjoshëm dorëzohen pranë Sektorit të Protokoll Arkivës në Bashkinë Kavajë.në Bashkinë Kavajë.

Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Kavajë);

Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, calendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direct dhe indirekt nga projekti);

Formulari i aplikimit (i plotësuar sipastë gjitha pikave të nevojshme në fomratin zyrtar);

Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, NIPT të përditësuar dhe CV të subjektit aplikues);

Vërtetim nga gjykata që subjekti nuk është në process falimentimi/likujdimi;

Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;

Dëshmi penaliteti (e përfaqësuesit të subjektit);

IBAN i llogarisë banker në LEKË original me vulë nga banka (i përditësuar), i subjektit aplikues;

Preventivi për Bashkinë Kavajë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;

Preventivi i përgjthshëm me të gjithë zërat e ralizimit të projektit (sipas formatit zyrtar);

Dy (2) rekomandime origjinale nga personalitete të fushës së projektit me kontakt, adresë emaili dhe të firmosura;

Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);

Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit, në të cilën aplikanti merr përsipër të gjitha detyrimet ligjore që burojnë nga respektimi it ë drejtës së autorit, sipas formatit të përcaktuar;

NJOFTIM SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Broshura turistike e Kavajës dhe klipi “Eja në Kavajë”

Produktet Turistike të Kavajës

Videoklip promovues “Eja në Kavajë”
Videoklipi promovues “Eja në Kavajë”, i cili prezanton potencialin turistik, kulturor dhe natyror të qytetit dhe territorit të Bashkisë Kavajë, mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:

https://drive.google.com/file/d/1UzvyXrkKB9aRZCzRjjXBeEMAWRHSf3EQ/view

Turi Virtual 360 gradë i siteve të trashëgimisë kulturore të bashkisë Kavajë:

     https://acfd.org.al/promokult-zhvillimi-i-turizmit-kulturor-ne-bashkine-kavaje/

Broshura Turistike e Kavajës
Broshura turistike e Bashkisë Kavajë, që ofron informacion të detajuar mbi destinacionet, atraksionet dhe ofertën turistike të zonës, gjendet e bashkëngjitur.

Ky projekt u realizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të programit “EU4Culture”, i zbatuar nga UNOPS dhe i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ftesë e hapur “Vepra artistike që simbolizon traditën e poçerisë dhe zhvillimin e ngjarjes kulturore Festivali i Qeramikës”

Bashkia Kavajë shpall ftesë të hapur për paraqitjen e projekt-propozimeve në fushën e artit dhe kulturës, me qëllim krijimin e një vepre artistike që simbolizon traditën e hershme të poçerisë dhe zejeve karakteristike të qytetit të Kavajës, si dhe zhvillimin e ngjarjes kulturore “Festivali i Qeramikës”. Kjo nismë synon të promovojë kulturën dhe trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale të trevës së Kavajës, duke forcuar identitetin kulturor lokal dhe duke rritur vizibilitetin dhe potencialin turistik të qytetit. Vepra artistike do të vendoset në shesh-pushimin përpara Pallatit të Kulturës “Mustafa Krantja” dhe do të ketë gjithashtu funksion informues për turistët dhe vizitorët. Në kuadër të kësaj thirrjeje inkurajohen iniciativat artistike dhe kulturore që kontribuojnë në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës së poçerisë, në zhvillimin e aktiviteteve kulturore bashkëkohore dhe në promovimin e vlerave kulturore të Kavajës si destinacion turistik dhe kulturor.

Thirrje për Aplikime – Bashkia Kavajë në kuadër të programit ReLOaD3

BASHKIA KAVAJË NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD3 SHPALL:

 THIRRJEN E PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 3

(ReLOaD3)

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3)[1] është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD). Ky program është vazhdim i nismës së mbështetur më parë – ReLOaD1 dhe ReLOaD2 të zbatuar në periudhën tetë vjeçare 2017-2024[2].Faza e tretë e programit ka filluar më 1 Shkurt 2025 dhe gjatë katër viteve të ardhshme do të zbatohet në: Bosnje-Hercegovina, Kosovë*[3], Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri.

Ky program, me një buxhet 13.39 milionë USD financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III (IPA III) dhe bashkë-financohet nga njësitë e qeverisjes vendore (Bashkitë) dhe PNUD. Buxheti i miratuar për ndërhyrjen në Shqipëri është 1.45 milionë USD. Projekti zgjat 48 muaj (1 Shkurt 2025 – 31 Janar 2029). Qëllimi i përgjithshëm i programit është forcimi i demokracive pjesëmarrëse dhe i procesit të integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të përshpejtuar të rajonit. ReLOaD3 synon fuqizimin e shoqërisë civile për t’u angazhuar në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe mbikëqyrjen qytetare, ndërsa nxit qeveritë të krijojnë një mjedis mbështetës politik, ligjor dhe financiar për shoqërinë civile.

Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për OSHC-të, të mbështetur nga financimi publik transparent, një kuadër ligjor mbështetës dhe nga rritja e angazhimit qytetar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave. Duke qenë në fazën përfundimtare, ReLOaD3 synon të kapitalizojë dhe të zgjerojë rezultatet, si dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e praktikave të mira të prezantuara gjatë zbatimit të tij. Programi ReLOaD3 do të forcojë kapacitetet e qeverisjes vendore dhe të OSHC-ve për t’u angazhuar në partneritete produktive dhe për të kontribuar në angazhimin qytetar, përmirësimin e planifikimit vendor dhe ofrimin e shërbimeve.

Programi ReLOaD3 do të mbështesë shtattë bashki partnere[4] me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e angazhimit qytetar në territorin e saj.

Për sa më sipër, Bashkia Kavajë dhe programi ReLOaD3 fton të gjitha OSHC-të në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Kavajë si më poshtë:

1. Zhvillimi i turizmit dhe mbrojtja e mjedisit

1.1. Promovimi i siteve turistike dhe mbrojtja e mjedisit në territorin e Bashkisë Kavajë.

1.2. Krijimi dhe/ose fuqizimi i zyrave të informacionit turistik.

1.3. Hartimi dhe/ose përditësimi i dokumenteve strategjike për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal.

2. Rini aktive

2.1. Nxitja e aktiviteteve rinore dhe grupeve të tjera informale në komunitet, me fokus pjesëmarrjen aktive dhe përfshirjen sociale.

2.2. Fuqizimi i Këshillit Vendor Rinor të Kavajës dhe krijimi i nismave advokuese për të drejtat, nevojat dhe prioritetet e të rinjve.

3. Integrimi Europian

3.1. Promovimi i procesit të Integrimit Europian në nivel lokal dhe asistenca teknike për strukturat e bashkisë dhe aktorët lokalë.

3.2. Mbështetja dhe promovimi i aktiviteteve dhe fushatave sensibilizuese mbi vlerat dhe mundësitë që ofron Bashkimi Europian

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lekë deri 2.500.000 Lekë.

OShC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lekë gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD3 (Shkurt 2025 – Janar 2029).


Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të zgjasë nga 6 deri në 10 muaj. Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Mars 2026 deri në muajin Dhjetor 2026.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Kavajë do të jetë i disponueshëm nga 11 Dhjetor 2025, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën integrimi.kavaje@gmail.com dhe info@bashkiakavaje.gov.al ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Zyrën e Integrimit Europian, Bashkia Kavajë. Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në website zyrtare të Bashkisë (www.bashkiakavaje.gov.al) si dhe në website e UNDP (https://www.undp.org/albania).

Sesionet informuese (ditët e hapura për më shumë informacion)  

Lidhur me këtë thirrje, për OShC-të e interesuara për të aplikuar në këtë thirrje do të mbahen Sesione informuese në Bashkinë Kavajë me datën 16 Dhjetor 2025 në ora 10:30, bashkarisht me sesionin informues të Bashkisë Divjakë, në zyrat e bashkisë Divjakë.

Gjithashtu, pranë Bashkisë Divjakë do të zhvillohet si për thirrjen e bashkisë Kavajë dhe për thirrjen e bashkisë Divjakë, një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projektit dhe një proces mentorimi në grup për të asistuar të gjitha organizatat e interesuara në procesin e shkrimit të projekt propozimit. Trajnimi dy ditor mbi ciklin e menaxhimit të projekteve organizohet në datë 16 dhe 17 Dhjetor 2025 për përfaqësuesit e të gjithë OShCve të interesuara për të aplikuar në kuadër të kësaj thirrje. Trajnimi do të fokusohet në paketën e aplikimit të kësaj thirrje, si dhe do të përmbajë njohuri të tjera më të gjera që lidhen me menaxhimin e projekteve. Më shumë detaje për këtë aktivitet do të jepen së shpejti nga Bashkia Kavajë nëpërmjet website/mediave sociale.

Në Bashkinë Kavajë, ekspertët e ReLOaD do të ofrojnë mbështetje konkrete për OSHC-të nëpërmjet ofrimit të këshillave për shkrimin e projekt-propozimit. Ekspertët e ReLOaD do të jenë të pranishëm online, për të organizuar sesione trajnimi specifike me organizata të cilat janë në fazën e shkrimit të projekt propozimit, në kuadër të kësaj thirrje. Më shumë informacione për këtë aktivitet do të jepen së shpejti nga Bashkia Kavajë nëpërmjet website/mediave sociale.

Pyetje rreth kësaj thirrje mund të behën përmes adresës reload.al@undp.org, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 10 Janar 2026, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose UNDP.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

Bashkia Kavajë

Adresa: Bulevardi Josif Budo, Lagjia Nr. 1

Kavajë, Shqipëri

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  20 Janar 2026. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë,  në tabelën e njoftimeve të bashkisë, dhe/ose në faqen e internetit të UNDP-së   


[1] Për më shumë informacion mbi ReLOaD3, ju lutemi referojuni linkut

https://www.undp.org/albania/projects/reload3-regional-programme-local-democracy-western-balkans-3

[2]Për më shumë informacion rreth ReLOaD 1, ju lutem referojuni linkut

https://www.undp.org/albania/projects/regional-programme-local-democracy-western-balkans-reload

Për më shumë informacion mbi ReLOaD2, ju lutemi referojuni linkut

https://www.undp.org/albania/projects/regional-programme-local-democracy-western-balkans-2-reload2

[3][3]* Për Bashkimin Evropian, ky përcaktim është pa paragjykim ndaj pozitës mbi statusin dhe është në përputhje me (rezolutën) UNSCR 1244/1999 dhe me opinionin e GjND mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Për PNUD të gjitha referencat ndaj Kosovës do të kuptohet në kontekstin e Rezolutës 1233/1999 të OKB-së.

[4] Berat, Divjakë, Kavajë, Lezhë, Mirditë, Shkodër dhe Vlorë.