Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

THIRRJE PËR MBËSHTETJE TË PROJEKTEVE ARTISTIKE KULTURORE DHE SPORTIVE

Bashkia e Kavajës publikon thirrjen për mbështetjen e projekteve artistike, kulturore dhe sportive, në zbatim të VKB nr, _ datë//_ dhe URDHËRIT të Kryetarit NR _, Datë _ 2026
Luten të gjithë aplikantët të ndjekin me kujdes udhëzimet e mëposhtme, afatet e përcaktuara, si dhe modelet zrtare të dokumentacionit për dorëzim.
Thirrjet për mbështetje të projekteve për vitin 2026 synojnë organizimin e aktiviteteve me impakt kulturor, artistic dhe sportive në qytetin e Kavajës. Për çdo tremujor janë përcaktuar prioritete specifike, duke synuar të ndërtohet një kalendar i qëndrueshëm dhe i larmishëm aktivitetesh që pasurojnë jetën publike dhe promovojnë vlerat e qytetit.

MAJ – QERSHOR 2026
Prioritetet kryesore në fushën e Kulturës janë:
• Teatër Kukullash (fondi limit 700.000 lekë)
Teatri i Kukullave sjell buzëqeshje, fantazi dhe emocione për të vegjlit. Përmes personazheve dhe historive të ndryshme fëmijët udhëtojnë në një botë që i ndihmon të zhvillojnë imagjinatën, kreativitetin dhe dashurinë për artin, duke i afruar me teatrin në një moshë të vogël.
• Hapja e Sezonit Turistik (fondi limit 2.000.000 lekë)
Bashkia Kavajë çel zyrtarisht sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë vendas dhe të huaj në një nga destinacionet më të bukura bregdetare. Një festë e mbushur me aktivitete për të gjitha moshat. Aktivitetet festive, eventet kulturore do të shoqërojnë këtë sezon duke e kthyer qytetin në një pikë të rëndësishme atraksioni gjatë verës.

• 1 Qershor “Dita e Fëmijëve” Festival ii këngës (fondi limit 1.000.000 lekë)
Një festë plot ngjyra, gëzim dhe buzëqeshje për fëmijët. Lojëra argëtuese, shfaqje artistike, kënde kreative dhe shumë surpriza të përgatitura vetëm për fëmijët.

KORRIK – GUSHT – SHTATOR 2026
Prioritetet kryesore në fushën e Kulturës janë:
• Verë dhe Portokalle (fondi limit 1.000.000)
Në një atmosferë verore dhe festive, plot humor dhe argëtim për të gjithë, publiku do të shijojë performanca plot batuta, personazhe të dashur që garantojnë të qeshura pa fund.
• Open Cinema(fondi limit 600.000)
Bashkia Kavajë sjell “Kinemanë e Hapur” një eksperiencë unike që bashkon artin e filmit me natyrën. Të rinj dhe familje do të kenë mundësinë të shijojnë filma të përzgjedhur në ambiente të hapura, duke kaluar një mbrëmje të këndshmë plot argëtim.
• Ditët e Kavajës (fondi limit 3.000.000)
“Ditët e Kavajës” aktivitete të mbushura me muzikë, argëtim që bashkojnë komunitetin dhe vizitorët në një atmosferë festive përgjatë të gjithë muajit gusht. Një mundësi për të shijuar kultuën, muzikën dhe energjinë e Kavajës.
• Maratona e Këngës Popullore (fondi limit 1.000.000)
Një aktivitet që nderon dhe promovon traditën muzikore shqiptare. Një mundësi e veçantë për publikun të shijojë artin e këngës tradicionale nga këngëtarë të mirënjohur dhe të bashkohet në festimin e muzikës që ka mbetur pjesë e identitetit tonë kulturor.
Prioritetet kryesore në fushën e Sportit janë:
• Kampionat Mini futbolli (kalçeto) (fondi limit 1.000.000)
Një aktivitet sportive që mbledh ekipe të rinjsh dhe dashamirës të futbollit për garë dhe argëtim. Kjo është një mundësi për të nxitur aktivitetin sportive, shëndetin dhe frymën konkurruese tek të rinjtë e komunitetit tonë.
TETOR – NËNTOR – DHJETOR 2026
Prioritetet kryesore në fushën e Kulturës janë:
• 70- Vjetori i Gjimnazit “Aleksandër Moisiu” (fondi limit 2.000.000lekë)
Një histori suksesi, përkushtimi dhe dijesh që vijon prej 70 vitesh. Një përvjetor që sjell në vëmendje brezat e nxënësve dhe mësuesve që kanë kontribuar në formimin e vlerave dhe arsimit në komunitetin tonë. Në kuadër të këtij jubilee do të zhvillohen aktivitete përkujtimore, artistike dhe kulturore, që pasqyrojnë rrugëtimin dhe arritjet ndër vite.
• 80- Vjetori i Themelimit të Shkollës “Mehmet Babamusta” (fondi limit —-)
Një rrugëtim 80-vjeçar i mbushur me dije, përkushtim dhe vlera edukative. Shkolla “Mehmet Babamusta” feston këtë jubile të rëndësishëm, duke nderuar brezat e nxënësve dhe mësuesve që kanë kontribuar në formimin e saj ndër vite. Në kuadër të këtij përvjetori do të zhvillohen aktivitete artistike dhe kulturore që sjellin në vëmendje historinë dhe arritjet e shkollës.
• Java e Librit (fondi limit 300.000 lekë)
Bashkia Kavajë i kushton një vëmendje të veçantë librit dhe leximit duke organizuar aktivitete që nxisin dashurinë për dijen dhe kulturën. Takime me autorë, promovime librash, aktivitete dhe diskutime letrare duke e kthyer librin në qendër të jetës kulturore të qytetit.
• Miss & Mister Kavaja 2026 (fondi limit 1.000.000)
Një event i shumëpritur që promovon talentin dhe personalitetin e të rinjve të qytetit. Pjesëmarrësit do të konkurojnë përmes paraqitjeve të ndryshme, ndërsa një juri profesionale do të vlerësojë performancat e tyre.
• Koncert per festat e Nentorit (fondi limit 500.000 lekë)
Në kuadër të festimeve të Ditës së Pavarësisë, Bashkia Kavajë organizon koncert festiv me qëllim krijimin e një atmosfere festive për qytetarët për të nderuar historinë dhe sakrificat për liri, si dhe për të forcuar ndjenjën e identitetit dhe unitetit kombëtar në komunitet. Një koncert me interpretime të këngëve patriotike dhe muzikës tradicionale shqiptare, shoqëruar me valle popullore dhe elemente artistike që promovojnë trashëgiminë kulturore të vendit.

• Pazari i Festave (fondi limit 4.000.000)
Gjatë muajit dhjetor “Pazari i Festave” një aktivitet i përditshëm festiv që zhvillohet në sheshin kryesor të qytetit. Qendra e qytetit shoqërohet çdo ditë me programe artistike, ku do të performojnë këngëtarë të mirënjohur të skenës shqiptare, DJ dhe grupe të ndryshme muzikore, duke krijuar një atmosferë argëtuese për të gjitha grupmoshat gjatë gjithë muajit Dhjetor.
• Sofra e Kavajës (fondi limit 5.000.000 lekë)
Ky event festiv i organizuar në formën e një festë tradicionale me performancë nga këngëtarë të mirënjohur të muzikës shqiptare duke krijuar një atmosferë festive dhe argëtuese për të gjithë pjesëmarrësit. Ky event bashkë personalitete të afirmuar të fushave të ndryshme që kanë kontribuar vazhdimisht në lartësimin dhe nderimin e emrit të qytetit.

Prioritetet kryesore në fushën e Sportit janë:
• 101-Vjetori i Themelimit të Klubit Sportiv Besa Kavajë (fondi limit 200.000)
Një histori krenarie që vijon prej 101 vitesh. Ky jubile është një homazh për të gjithë sportistët, trajnerët dhe tifozët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi duke e kthyer “Besën” në një simbol të sportit dhe identitetit të qytetit të Kavajës. Në kuadër të këtij përvjetori do të zhvillohen aktivitete sportive dhe festive, që bashkojnë komunitetin në një atmosferë krenarie dhe emocioni.

Periudha e aktiviteteve
Afati i pranimit të projekteve Data e mbledhjes së Këshillit
Maj-Qershor
10.05.2026 Minimalisht 6-7 ditë para aktivitetit përkatës
Korrik-Gusht-Shtator
01.07.2026 Minimalisht 6-7 ditë para aktivitetit përkatës
Tetor-Nëntor-Dhjetor
01.10.2026 Minimalisht 6-7 ditë para aktivitetit përkatës

Kujdes i veçantë
o Projektet duhet të dorëzohen sipas modelve zyrtare të dokumentacionit.
o Duhet të respektohen me rigorozitet udhëzimet, afatet dhe prioritetet tematike për çdo periudhë.

DOKUMENTACINI I NEVOJSHËM PËR TË APLIKUAR
Dokumentacioni i nevojshëm për dorëzim në rastin e aplikimit si individi:

  1. Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Kavajë);
  2. Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor te realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projketi);
  3. Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme në formatin zyrtar);
  4. CV e detajuar e aplikantit;
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. IBAN i llogarisë bankare në LEKË original me vulë nga banka (i përditësuar);
  7. Preventivi për Bashkinë Kavajë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  8. Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  9. Tre (3) rekomandime origjinale nga personalitete të fushës së projektit me kontakt, adresë emaili dhe të firmosura;
  10. Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  11. Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit, në të cilën aplikanti merr përsipër të gjitha detyrimet ligjore që burojnë nga respektimi i së drejtës së autorit, sipas formatit të përcaktuar;
  12. Deklaratë për të ardhurat e projektit, në të cilën aplikanti deklaron se fondet e përfituara nga Bashkia e Kavajës do të përdoren ekzkluzivisht për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime personale, sipas formatit të përcaktuar;

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, kur aplikanti është organizatë jofitimprurëse;

  1. Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Kavajë);
  2. Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  3. Formulari i aplikimit (i plotësuar sipastë gjitha pikave të nevojshme në fomratin zyrtar);
  4. Dokumentat e subjektit aplikues: vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt (të noterizuara);
  5. Vërtetim nga gjykata që nuk ka ndryshime të mëtejshme në subjekt (Ekstrakt i subjektit);
  6. Vërtetim nga gjykata që subjekti nuk është në process falimentimi/likujdimi;
  7. Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  8. Dëshmi penaliteti (e përfaqësuesit të subjektit);
  9. IBAN i llogarisë banker në LEKË original me vulë nga banka (i përditësuar), i subjektit aplikues;
  10. Preventivi për Bashkinë Kavajë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  11. Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (sipas formatit zyrtar);
  12. Dy (2) rekomandime orihjinale nga ersonalitete të fushës së projektit me kontakt, adresë emaili dhe të firmosura;
  13. Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  14. Deklaratë për zbarimin e të drejtës së autorit, në të cilën aplikanti merr përsipër të gjitha detyrimet ligjore që burojnë nga respektimi i së drejtës së autorit, sipas formatit të përcaktuar;
  15. Deklaratë për të ardhurat e projektit, në të cilën aplikanti deklaron se fondet e përfituara nga Bashkia e Kavajës do të përdoren ekskluzivisht për realizimin eaktivitetit dhe jo për përfitime personale, sipas formatit të përcaktuar.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, kur aplikanti është person juridik/fizik:

Deklaratë për të ardhurat e projektit, në të cilën aplikanti deklaron se fondet e përfituara nga Bashkia e Kavajës do të përdoren ekskluzivisht për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime personale, sipas formatit të përcaktuar;
Projektet me të gjithë dokumentacionin e nevjoshëm dorëzohen pranë Sektorit të Protokoll Arkivës në Bashkinë Kavajë.në Bashkinë Kavajë.

Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Kavajë);

Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, calendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direct dhe indirekt nga projekti);

Formulari i aplikimit (i plotësuar sipastë gjitha pikave të nevojshme në fomratin zyrtar);

Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, NIPT të përditësuar dhe CV të subjektit aplikues);

Vërtetim nga gjykata që subjekti nuk është në process falimentimi/likujdimi;

Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;

Dëshmi penaliteti (e përfaqësuesit të subjektit);

IBAN i llogarisë banker në LEKË original me vulë nga banka (i përditësuar), i subjektit aplikues;

Preventivi për Bashkinë Kavajë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;

Preventivi i përgjthshëm me të gjithë zërat e ralizimit të projektit (sipas formatit zyrtar);

Dy (2) rekomandime origjinale nga personalitete të fushës së projektit me kontakt, adresë emaili dhe të firmosura;

Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);

Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit, në të cilën aplikanti merr përsipër të gjitha detyrimet ligjore që burojnë nga respektimi it ë drejtës së autorit, sipas formatit të përcaktuar;

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *