Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aktivitete – Bashkia Kavajë

THIRRJE PËR MBËSHTETJE TË PROJEKTEVE ARTISTIKE KULTURORE DHE SPORTIVE

Bashkia e Kavajës publikon thirrjen për mbështetjen e projekteve artistike, kulturore dhe sportive, në zbatim të VKB nr, _ datë//_ dhe URDHËRIT të Kryetarit NR _, Datë _ 2026
Luten të gjithë aplikantët të ndjekin me kujdes udhëzimet e mëposhtme, afatet e përcaktuara, si dhe modelet zrtare të dokumentacionit për dorëzim.
Thirrjet për mbështetje të projekteve për vitin 2026 synojnë organizimin e aktiviteteve me impakt kulturor, artistic dhe sportive në qytetin e Kavajës. Për çdo tremujor janë përcaktuar prioritete specifike, duke synuar të ndërtohet një kalendar i qëndrueshëm dhe i larmishëm aktivitetesh që pasurojnë jetën publike dhe promovojnë vlerat e qytetit.

MAJ – QERSHOR 2026
Prioritetet kryesore në fushën e Kulturës janë:
• Teatër Kukullash (fondi limit 700.000 lekë)
Teatri i Kukullave sjell buzëqeshje, fantazi dhe emocione për të vegjlit. Përmes personazheve dhe historive të ndryshme fëmijët udhëtojnë në një botë që i ndihmon të zhvillojnë imagjinatën, kreativitetin dhe dashurinë për artin, duke i afruar me teatrin në një moshë të vogël.
• Hapja e Sezonit Turistik (fondi limit 2.000.000 lekë)
Bashkia Kavajë çel zyrtarisht sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë vendas dhe të huaj në një nga destinacionet më të bukura bregdetare. Një festë e mbushur me aktivitete për të gjitha moshat. Aktivitetet festive, eventet kulturore do të shoqërojnë këtë sezon duke e kthyer qytetin në një pikë të rëndësishme atraksioni gjatë verës.

• 1 Qershor “Dita e Fëmijëve” Festival ii këngës (fondi limit 1.000.000 lekë)
Një festë plot ngjyra, gëzim dhe buzëqeshje për fëmijët. Lojëra argëtuese, shfaqje artistike, kënde kreative dhe shumë surpriza të përgatitura vetëm për fëmijët.

KORRIK – GUSHT – SHTATOR 2026
Prioritetet kryesore në fushën e Kulturës janë:
• Verë dhe Portokalle (fondi limit 1.000.000)
Në një atmosferë verore dhe festive, plot humor dhe argëtim për të gjithë, publiku do të shijojë performanca plot batuta, personazhe të dashur që garantojnë të qeshura pa fund.
• Open Cinema(fondi limit 600.000)
Bashkia Kavajë sjell “Kinemanë e Hapur” një eksperiencë unike që bashkon artin e filmit me natyrën. Të rinj dhe familje do të kenë mundësinë të shijojnë filma të përzgjedhur në ambiente të hapura, duke kaluar një mbrëmje të këndshmë plot argëtim.
• Ditët e Kavajës (fondi limit 3.000.000)
“Ditët e Kavajës” aktivitete të mbushura me muzikë, argëtim që bashkojnë komunitetin dhe vizitorët në një atmosferë festive përgjatë të gjithë muajit gusht. Një mundësi për të shijuar kultuën, muzikën dhe energjinë e Kavajës.
• Maratona e Këngës Popullore (fondi limit 1.000.000)
Një aktivitet që nderon dhe promovon traditën muzikore shqiptare. Një mundësi e veçantë për publikun të shijojë artin e këngës tradicionale nga këngëtarë të mirënjohur dhe të bashkohet në festimin e muzikës që ka mbetur pjesë e identitetit tonë kulturor.
Prioritetet kryesore në fushën e Sportit janë:
• Kampionat Mini futbolli (kalçeto) (fondi limit 1.000.000)
Një aktivitet sportive që mbledh ekipe të rinjsh dhe dashamirës të futbollit për garë dhe argëtim. Kjo është një mundësi për të nxitur aktivitetin sportive, shëndetin dhe frymën konkurruese tek të rinjtë e komunitetit tonë.
TETOR – NËNTOR – DHJETOR 2026
Prioritetet kryesore në fushën e Kulturës janë:
• 70- Vjetori i Gjimnazit “Aleksandër Moisiu” (fondi limit 2.000.000lekë)
Një histori suksesi, përkushtimi dhe dijesh që vijon prej 70 vitesh. Një përvjetor që sjell në vëmendje brezat e nxënësve dhe mësuesve që kanë kontribuar në formimin e vlerave dhe arsimit në komunitetin tonë. Në kuadër të këtij jubilee do të zhvillohen aktivitete përkujtimore, artistike dhe kulturore, që pasqyrojnë rrugëtimin dhe arritjet ndër vite.
• 80- Vjetori i Themelimit të Shkollës “Mehmet Babamusta” (fondi limit —-)
Një rrugëtim 80-vjeçar i mbushur me dije, përkushtim dhe vlera edukative. Shkolla “Mehmet Babamusta” feston këtë jubile të rëndësishëm, duke nderuar brezat e nxënësve dhe mësuesve që kanë kontribuar në formimin e saj ndër vite. Në kuadër të këtij përvjetori do të zhvillohen aktivitete artistike dhe kulturore që sjellin në vëmendje historinë dhe arritjet e shkollës.
• Java e Librit (fondi limit 300.000 lekë)
Bashkia Kavajë i kushton një vëmendje të veçantë librit dhe leximit duke organizuar aktivitete që nxisin dashurinë për dijen dhe kulturën. Takime me autorë, promovime librash, aktivitete dhe diskutime letrare duke e kthyer librin në qendër të jetës kulturore të qytetit.
• Miss & Mister Kavaja 2026 (fondi limit 1.000.000)
Një event i shumëpritur që promovon talentin dhe personalitetin e të rinjve të qytetit. Pjesëmarrësit do të konkurojnë përmes paraqitjeve të ndryshme, ndërsa një juri profesionale do të vlerësojë performancat e tyre.
• Koncert per festat e Nentorit (fondi limit 500.000 lekë)
Në kuadër të festimeve të Ditës së Pavarësisë, Bashkia Kavajë organizon koncert festiv me qëllim krijimin e një atmosfere festive për qytetarët për të nderuar historinë dhe sakrificat për liri, si dhe për të forcuar ndjenjën e identitetit dhe unitetit kombëtar në komunitet. Një koncert me interpretime të këngëve patriotike dhe muzikës tradicionale shqiptare, shoqëruar me valle popullore dhe elemente artistike që promovojnë trashëgiminë kulturore të vendit.

• Pazari i Festave (fondi limit 4.000.000)
Gjatë muajit dhjetor “Pazari i Festave” një aktivitet i përditshëm festiv që zhvillohet në sheshin kryesor të qytetit. Qendra e qytetit shoqërohet çdo ditë me programe artistike, ku do të performojnë këngëtarë të mirënjohur të skenës shqiptare, DJ dhe grupe të ndryshme muzikore, duke krijuar një atmosferë argëtuese për të gjitha grupmoshat gjatë gjithë muajit Dhjetor.
• Sofra e Kavajës (fondi limit 5.000.000 lekë)
Ky event festiv i organizuar në formën e një festë tradicionale me performancë nga këngëtarë të mirënjohur të muzikës shqiptare duke krijuar një atmosferë festive dhe argëtuese për të gjithë pjesëmarrësit. Ky event bashkë personalitete të afirmuar të fushave të ndryshme që kanë kontribuar vazhdimisht në lartësimin dhe nderimin e emrit të qytetit.

Prioritetet kryesore në fushën e Sportit janë:
• 101-Vjetori i Themelimit të Klubit Sportiv Besa Kavajë (fondi limit 200.000)
Një histori krenarie që vijon prej 101 vitesh. Ky jubile është një homazh për të gjithë sportistët, trajnerët dhe tifozët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi duke e kthyer “Besën” në një simbol të sportit dhe identitetit të qytetit të Kavajës. Në kuadër të këtij përvjetori do të zhvillohen aktivitete sportive dhe festive, që bashkojnë komunitetin në një atmosferë krenarie dhe emocioni.

Periudha e aktiviteteve
Afati i pranimit të projekteve Data e mbledhjes së Këshillit
Maj-Qershor
10.05.2026 Minimalisht 6-7 ditë para aktivitetit përkatës
Korrik-Gusht-Shtator
01.07.2026 Minimalisht 6-7 ditë para aktivitetit përkatës
Tetor-Nëntor-Dhjetor
01.10.2026 Minimalisht 6-7 ditë para aktivitetit përkatës

Kujdes i veçantë
o Projektet duhet të dorëzohen sipas modelve zyrtare të dokumentacionit.
o Duhet të respektohen me rigorozitet udhëzimet, afatet dhe prioritetet tematike për çdo periudhë.

DOKUMENTACINI I NEVOJSHËM PËR TË APLIKUAR
Dokumentacioni i nevojshëm për dorëzim në rastin e aplikimit si individi:

  1. Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Kavajë);
  2. Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor te realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projketi);
  3. Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme në formatin zyrtar);
  4. CV e detajuar e aplikantit;
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. IBAN i llogarisë bankare në LEKË original me vulë nga banka (i përditësuar);
  7. Preventivi për Bashkinë Kavajë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  8. Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  9. Tre (3) rekomandime origjinale nga personalitete të fushës së projektit me kontakt, adresë emaili dhe të firmosura;
  10. Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  11. Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit, në të cilën aplikanti merr përsipër të gjitha detyrimet ligjore që burojnë nga respektimi i së drejtës së autorit, sipas formatit të përcaktuar;
  12. Deklaratë për të ardhurat e projektit, në të cilën aplikanti deklaron se fondet e përfituara nga Bashkia e Kavajës do të përdoren ekzkluzivisht për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime personale, sipas formatit të përcaktuar;

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, kur aplikanti është organizatë jofitimprurëse;

  1. Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Kavajë);
  2. Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  3. Formulari i aplikimit (i plotësuar sipastë gjitha pikave të nevojshme në fomratin zyrtar);
  4. Dokumentat e subjektit aplikues: vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt (të noterizuara);
  5. Vërtetim nga gjykata që nuk ka ndryshime të mëtejshme në subjekt (Ekstrakt i subjektit);
  6. Vërtetim nga gjykata që subjekti nuk është në process falimentimi/likujdimi;
  7. Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  8. Dëshmi penaliteti (e përfaqësuesit të subjektit);
  9. IBAN i llogarisë banker në LEKË original me vulë nga banka (i përditësuar), i subjektit aplikues;
  10. Preventivi për Bashkinë Kavajë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  11. Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (sipas formatit zyrtar);
  12. Dy (2) rekomandime orihjinale nga ersonalitete të fushës së projektit me kontakt, adresë emaili dhe të firmosura;
  13. Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  14. Deklaratë për zbarimin e të drejtës së autorit, në të cilën aplikanti merr përsipër të gjitha detyrimet ligjore që burojnë nga respektimi i së drejtës së autorit, sipas formatit të përcaktuar;
  15. Deklaratë për të ardhurat e projektit, në të cilën aplikanti deklaron se fondet e përfituara nga Bashkia e Kavajës do të përdoren ekskluzivisht për realizimin eaktivitetit dhe jo për përfitime personale, sipas formatit të përcaktuar.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, kur aplikanti është person juridik/fizik:

Deklaratë për të ardhurat e projektit, në të cilën aplikanti deklaron se fondet e përfituara nga Bashkia e Kavajës do të përdoren ekskluzivisht për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime personale, sipas formatit të përcaktuar;
Projektet me të gjithë dokumentacionin e nevjoshëm dorëzohen pranë Sektorit të Protokoll Arkivës në Bashkinë Kavajë.në Bashkinë Kavajë.

Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Kavajë);

Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, calendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direct dhe indirekt nga projekti);

Formulari i aplikimit (i plotësuar sipastë gjitha pikave të nevojshme në fomratin zyrtar);

Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, NIPT të përditësuar dhe CV të subjektit aplikues);

Vërtetim nga gjykata që subjekti nuk është në process falimentimi/likujdimi;

Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;

Dëshmi penaliteti (e përfaqësuesit të subjektit);

IBAN i llogarisë banker në LEKË original me vulë nga banka (i përditësuar), i subjektit aplikues;

Preventivi për Bashkinë Kavajë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;

Preventivi i përgjthshëm me të gjithë zërat e ralizimit të projektit (sipas formatit zyrtar);

Dy (2) rekomandime origjinale nga personalitete të fushës së projektit me kontakt, adresë emaili dhe të firmosura;

Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);

Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit, në të cilën aplikanti merr përsipër të gjitha detyrimet ligjore që burojnë nga respektimi it ë drejtës së autorit, sipas formatit të përcaktuar;

Ftesë e hapur “Vepra artistike që simbolizon traditën e poçerisë dhe zhvillimin e ngjarjes kulturore Festivali i Qeramikës”

Bashkia Kavajë shpall ftesë të hapur për paraqitjen e projekt-propozimeve në fushën e artit dhe kulturës, me qëllim krijimin e një vepre artistike që simbolizon traditën e hershme të poçerisë dhe zejeve karakteristike të qytetit të Kavajës, si dhe zhvillimin e ngjarjes kulturore “Festivali i Qeramikës”. Kjo nismë synon të promovojë kulturën dhe trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale të trevës së Kavajës, duke forcuar identitetin kulturor lokal dhe duke rritur vizibilitetin dhe potencialin turistik të qytetit. Vepra artistike do të vendoset në shesh-pushimin përpara Pallatit të Kulturës “Mustafa Krantja” dhe do të ketë gjithashtu funksion informues për turistët dhe vizitorët. Në kuadër të kësaj thirrjeje inkurajohen iniciativat artistike dhe kulturore që kontribuojnë në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës së poçerisë, në zhvillimin e aktiviteteve kulturore bashkëkohore dhe në promovimin e vlerave kulturore të Kavajës si destinacion turistik dhe kulturor.

Ftese e hapur per vepren artistike realizimi i bustit te Deshmorit te pare te Demokracise Josif Budo

Josif Budo lindi me 7 Janar 1968. Ai u rrit në një familje shumë të respektuar kavajase i brumosur me shumë ëndrra për të ardhmen dhe i frymëzuar për një Shqipëri të lirë e demokratike si e gjithë Europa. Pikërisht për këtë arsye ai u bë pjesë e grupit të protestuesve që kundërshtonin fort diktaturën dhe regjimin komunist.
Josif Budo është një simbol i sakrificës dhë qëndresës për idealet demokratike, dhe vlerësojmë se vendosja e bustit të tij në qendër të qytetit ku u lind dhe u rrit do të jetë një vlerë e shtuar kulturore, historike dhe edukative për komunitetin.
Kavaja ato ditë gumëzhinte nga lëvizjet dhe aksionet antikomuniste që kishin zanafillën ato ditë marsi të vitit 1990 e që më pas shpërthyen në korrik kur ra dëshmori i parë i demokracisë.Në nder të dimensionit të tij, me anë të kësaj thirrje publike Bashkia Kavajë synon të nderojë figurën e tij me një bust të ri në Bronx siç i ka hije një heroi me përmasat max 220cm lartësi.

Hapja zyrtare e sezonit ne Bashkine Kavaje

Nesër, ora 19:30✨mbrëmje magjike për hapjen zyrtare të sezonit në Kavajë!🔥

🎉 Çfarë ju pret?

✨ Panair i trashëgimisë kulturore

🍲 Panair kulinarie & ofertash turistike

🎨 Artistë të talentuar lokal💫

💃 Valltaret të vogla plot energji🔥

🎤 Gena – Stresi – Ledri Vula☄️

🎙️ Dhe natyrisht… Eneda Tarifa👏👏👏

📍 Qendra e Golemit, Meteor

📅 E premte, ora 19:30

Mos mungoni! Do të jetë magji! 🌟

Screenshot

Shpallje Fituesi

Në bazë të Ftesës së Hapur të shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë Kavajë, për Projektin Artistik “Monimenti Indrit Cara” me datë 19.02.2025 u mblodh me datë 04.03.2025 Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur me URDHËR Nr. 22 Datë 22/01/2025, Nr 319/1 Prot, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimin e mëposhtëm:

Fitues për projektin “Monumenti Indrit Cara” është personi fizik Ergys Krisiko.

Ftesë e hapur për veprën artistike realizimi i bustit të Dëshmorit të Kombit “Indrit Cara”

Bashkia Kavajë shpall ftesë të hapur për realizimin e veprës artistike busti i Dëshmorit të Kombit “Indrit Cara”
Indrit Lulizim Cara, “Dëshmori Kombit” lindi në qytetin e Kavajës më 11 korrik të vitit 1971 dhe u vra në luftën për çlirimin e Kosovës, në pranverën e vitit 1999.
Ka filluar shshkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë me 1 shtator 1985 dhe e ka mbaruar atë me rezultate të shkëlqyera me 30 qershor 1989.
Ai jetonte në Londër kur në vitin 1999 bashkë me disa shoke u nis për në Kosovë për në majën e Pashtrikut në përpjekje me forcat serbe nga ku ra heroikisht për clirimin e Kosovës. Së fundmi përvec titullit “Dëshmori i Kombit”, atij ju akordua titulli “Hero i Kosovës” nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Në nder të dimensionit të tij, me anë të kësaj thirrje publike Bashkia Kavajë synon të nderojë figurën e tij me një bust të ri në Bronx siç i ka hije një heroi me përmasat max 220cm lartësi.
Të gjitha detajet, kriteret dhe formularin e aplikimit për të aplikuar për këtë projekt do ti gjeni në dokumentin bashkëngjitur kësaj ftese publike të hapur.

Hapja zyrtare e sezonit te festave dhe ndezja e dritave te pemes!

🎄✨Kavaja plot dritë dhe jetë në hapjen zyrtare
të sezonit të festave! Le të festojmë sa më shumë me të dashurit dhe të vegjëlit tanë të shtrenjtë e të jemi sa më pranë njëri tjetrit për ta bërë këtë Dhjetor të paharrueshëm për qytetarët dhe vizitorët!

Pazari i Festave hapi siparin në Kavajë dhe ju mirëpret çdo ditë për të përjetuar magjinë e Dhjetorit, në një atmosferë plot ngrohtësi dhe gëzim!🎅

Restaurimi i Muzeut Etnografik Kavajë

Muzeu Etnografik i Kavajës, thesari i çmuar i kujtesës dhe trashëgimisë tonë kulturore, hapi më në fund dyert sonte dhe ky është një lajm i shkëlqyer për Kavajën!🤝🙏

Inauguruam me prezencën e Ambasadorit të Misionit të BE në Shqipëri, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Silvio Gonzato, ambientet totalisht të restauruara të Muzeut!🇪🇺🇦🇱

Emocionuese të shihje kurimin në çdo detaj të artefakteve të shumta, punimeve unike me terracota, kostumeve tradicionale, zejeve të pafundme, etj! Të gjitha këto pasuri të paçmueshme të Kavajës janë tashmë të garantuara nëpërmjet inventarizimit dhe digjitalizimit të të gjithë fondit trashëgimor të muzeut, duke hedhur dritë kësisoj, sot e përgjithmonë, mbi traditat e vyera të trevës sonë, si dhe patjetër duke pasuruar ofertën turistike të Kavajës me një ndër “hot spotet” më të bukura të trashëgimisë kulturore të botës shqiptare!💫🇦🇱

Mirënjohjen më të thellë Bashkimit Europian 🇪🇺🇦🇱#EU4CULTURE dhe përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, punonjësve të Bashkisë Kavajë si dhe të gjithë ekspertëve, specialistëve dhe nëpunësve që u përfshinë e punuan natë e ditë për ta bërë të mundur realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm!🙏 BashkiaKavajë #EuInAlbania #EuropeanUnion #EU4CULTURE

Mirënjohje Banka Credins për kontributin mbi pasurimin e parkut tonë rekreativ me pemë dhe stola

Mirënjohje Banka Credins për kontributin mbi pasurimin e parkut tonë rekreativ me pemë dhe stola

Inciativa të tilla na mbushin me shpresë dhe vullnet për të vazhduar punët e mira që kemi nisur pasi është një indikacion i qartë që në këtë rrugëtim kemi plot partnerë e miq që i duan të mirën qytetit tonë.

Inkurajojmë të gjithë sipërmarrësit të bëhen pjesë e këtyre iniciativave kaq të bukura për të përmirësuar ambientet tona të përbashkëta.

Faleminderit përfaqësuesëve të bankës Credins Albert Zoto drejtor i Credins Kavajë dhe Ela Golemi drejtore rajonale e Durrësit

Certifikatë e Mirënjohjes të Kavajës, Drejtorit Ekzekutiv të gjigandit të operatorëve turistik “Itaka”, z. Mariusz Janczuk!

Kryetari i bashkisë z. Fisnik Qosja u shpreh: Ishte kënaqësi t’i dorëzoja Certifikatën e Mirënjohjes të Kavajës, Drejtorit Ekzekutiv të gjigandit të operatorëve turistik “Itaka”, z. Mariusz Janczuk!

Me z. Janczuk, u dakorduam për përfshirjen e Kavajës dhe objekteteve të trashëgimisë kulturore të qytetit në paketat turistike të kompanisë “Itaka” dhe operatorëve turistik të lidhur me të!

Akordimi i certifikatës është në njohje të shumë viteve të bashkëpunimit në fushën e turizmit, promovimin e bregdetit të Kavajës, duke patur kështu një rol thelbësor në rritjen e dukshme të numrit të turistëve të huaj që vizitojnë Kavajën.

Ditët më të mira janë përpara!