Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Ftesë e hapur “Vepra artistike që simbolizon traditën e poçerisë dhe zhvillimin e ngjarjes kulturore Festivali i Qeramikës”

Bashkia Kavajë shpall ftesë të hapur për paraqitjen e projekt-propozimeve në fushën e artit dhe kulturës, me qëllim krijimin e një vepre artistike që simbolizon traditën e hershme të poçerisë dhe zejeve karakteristike të qytetit të Kavajës, si dhe zhvillimin e ngjarjes kulturore “Festivali i Qeramikës”. Kjo nismë synon të promovojë kulturën dhe trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale të trevës së Kavajës, duke forcuar identitetin kulturor lokal dhe duke rritur vizibilitetin dhe potencialin turistik të qytetit. Vepra artistike do të vendoset në shesh-pushimin përpara Pallatit të Kulturës “Mustafa Krantja” dhe do të ketë gjithashtu funksion informues për turistët dhe vizitorët. Në kuadër të kësaj thirrjeje inkurajohen iniciativat artistike dhe kulturore që kontribuojnë në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës së poçerisë, në zhvillimin e aktiviteteve kulturore bashkëkohore dhe në promovimin e vlerave kulturore të Kavajës si destinacion turistik dhe kulturor.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *