Ftesë e hapur për veprën artistike realizimi i bustit të Dëshmorit të Kombit “Indrit Cara”
Bashkia Kavajë shpall ftesë të hapur për realizimin e veprës artistike busti i Dëshmorit të Kombit “Indrit Cara”
Indrit Lulizim Cara, “Dëshmori Kombit” lindi në qytetin e Kavajës më 11 korrik të vitit 1971 dhe u vra në luftën për çlirimin e Kosovës, në pranverën e vitit 1999.
Ka filluar shshkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë me 1 shtator 1985 dhe e ka mbaruar atë me rezultate të shkëlqyera me 30 qershor 1989.
Ai jetonte në Londër kur në vitin 1999 bashkë me disa shoke u nis për në Kosovë për në majën e Pashtrikut në përpjekje me forcat serbe nga ku ra heroikisht për clirimin e Kosovës. Së fundmi përvec titullit “Dëshmori i Kombit”, atij ju akordua titulli “Hero i Kosovës” nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Në nder të dimensionit të tij, me anë të kësaj thirrje publike Bashkia Kavajë synon të nderojë figurën e tij me një bust të ri në Bronx siç i ka hije një heroi me përmasat max 220cm lartësi.
Të gjitha detajet, kriteret dhe formularin e aplikimit për të aplikuar për këtë projekt do ti gjeni në dokumentin bashkëngjitur kësaj ftese publike të hapur.

0 Comments