Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Këndi BE

Bashkia Kavajë shpall rezultatet e thirrjes së katërt publike për projekt-propozime nga OSHC-të

Lista e renditjes së projekt-propozimeve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) të marra në dorëzim pas Thirrjes së Katërt Publike për OSHC-të në bashkinë Kavajë sipas Metodologjisë LOD

Nr.OrganizataProjektiPikët          Komente
PROJEKTET E PROPOZUARA PËR FINANCIM
1.QZHK Sot për të ardhmenKavaja e Sigurtë: Fuqizimi i te Rinjëve dhe Shërbimeve Mbrojtëse86Projekti është propozuar për financim. Organizata do të ftohet për negocim dhe përmirësim të disa elementëve të projekt-propozimit sipas rekomandimeve të komisionit të vlerësimit.
2.Instituti për BashkitëE ardhmja e Bashkisë ndërtuar mbi rini të fortë86Projekti është propozuar për financim. Organizata do të ftohet për negocim dhe përmirësim të disa elementëve të projekt-propozimit sipas rekomandimeve të komisionit të vlerësimit.
PROJEKTET QË NUK JANË PROPOZUAR PËR FINANCIM
1.Qendra Shqiptare per Zhvillimin e Familjes – ACFDKëshilli Vendor Rinor : Zëri i së Ardhmes72Projekti nuk është propozuar për miratim. Projektet me buxhet mbi 1 700 000 Lek duhet të marrin të paktën 75 pikë në procesin e vlerësimit.
2.Sherbime Sociale BethanyKavaja, Qyteti Miqësor për Punësimin e të Rinjve66Projekti nuk është propozuar për miratim. Projektet me buxhet mbi 1 700 000 Lek duhet të marrin të paktën 75 pikë në procesin e vlerësimit.
3.Shoqata Udhetim i LirëYour Empowerment for a Strong Society (YYES)25Projekti nuk kalon pragun e relevancës (18 pikë).
4.Shoqeria Internacionale për SolidaritetRinis  për Kavajën -Fuqizimi i Rinisë për Qytetari Aktive dhe Shërbime të Përmirësuara Rinore në Bashkinë Kavajë21Projekti nuk kalon pragun e relevancës (18 pikë).

LEGJENDA

  1. Numri i projekteve të miratuara varet nga vlera totale e fondeve në dispozicion; projektet me numrin më të madh të pikëve miratohen për financim deri sa të jenë përdorur të gjitha fondet.
  2. Vetëm projektet me të paktën 50 pikë shqyrtohen për financim.

*Projektet me buxhet mbi 1 700 000 Lek duhet të marrin të paktën 75 në procesin e vlerësimit.

  • Projekti i pragut të dytë përjashtohet nga procesi i mëtejshëm nëse relevanca e projektit vlerësohet si jo e mjaftueshme
  • Projekti i pragut të parë përjashtohet nga procesi i mëtejshëm nëse kapacitetet financiare dhe operative të aplikantët vlerësohen si jo të mjaftueshme.
  • Projektet që nuk plotësojnë kriteret teknike skualifikohen nga procesi.

Shpjegime të hollësishme për legjendën gjenden në Udhëzuesin për Aplikantët – Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), botuar së bashku me thirrjen publike për projekt-propozime në territorin e bashkisë Kavajë.