Në bazë të Ftesës së Hapur të shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë Kavajë, për Projektin Artistik “Monimenti Indrit Cara” me datë 19.02.2025 u mblodh me datë 04.03.2025 Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur me URDHËR Nr. 22 Datë 22/01/2025, Nr 319/1 Prot, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimin e mëposhtëm:
Fitues për projektin “Monumenti Indrit Cara” është personi fizik Ergys Krisiko.
Bashkia Kavajë shpall ftesë të hapur për realizimin e veprës artistike busti i Dëshmorit të Kombit “Indrit Cara” Indrit Lulizim Cara, “Dëshmori Kombit” lindi në qytetin e Kavajës më 11 korrik të vitit 1971 dhe u vra në luftën për çlirimin e Kosovës, në pranverën e vitit 1999. Ka filluar shshkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë me 1 shtator 1985 dhe e ka mbaruar atë me rezultate të shkëlqyera me 30 qershor 1989. Ai jetonte në Londër kur në vitin 1999 bashkë me disa shoke u nis për në Kosovë për në majën e Pashtrikut në përpjekje me forcat serbe nga ku ra heroikisht për clirimin e Kosovës. Së fundmi përvec titullit “Dëshmori i Kombit”, atij ju akordua titulli “Hero i Kosovës” nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Në nder të dimensionit të tij, me anë të kësaj thirrje publike Bashkia Kavajë synon të nderojë figurën e tij me një bust të ri në Bronx siç i ka hije një heroi me përmasat max 220cm lartësi. Të gjitha detajet, kriteret dhe formularin e aplikimit për të aplikuar për këtë projekt do ti gjeni në dokumentin bashkëngjitur kësaj ftese publike të hapur.
🎄✨Kavaja plot dritë dhe jetë në hapjen zyrtare të sezonit të festave! Le të festojmë sa më shumë me të dashurit dhe të vegjëlit tanë të shtrenjtë e të jemi sa më pranë njëri tjetrit për ta bërë këtë Dhjetor të paharrueshëm për qytetarët dhe vizitorët!
Pazari i Festave hapi siparin në Kavajë dhe ju mirëpret çdo ditë për të përjetuar magjinë e Dhjetorit, në një atmosferë plot ngrohtësi dhe gëzim!🎅
Muzeu Etnografik i Kavajës, thesari i çmuar i kujtesës dhe trashëgimisë tonë kulturore, hapi më në fund dyert sonte dhe ky është një lajm i shkëlqyer për Kavajën!🤝🙏
Inauguruam me prezencën e Ambasadorit të Misionit të BE në Shqipëri, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Silvio Gonzato, ambientet totalisht të restauruara të Muzeut!🇪🇺🇦🇱
Emocionuese të shihje kurimin në çdo detaj të artefakteve të shumta, punimeve unike me terracota, kostumeve tradicionale, zejeve të pafundme, etj! Të gjitha këto pasuri të paçmueshme të Kavajës janë tashmë të garantuara nëpërmjet inventarizimit dhe digjitalizimit të të gjithë fondit trashëgimor të muzeut, duke hedhur dritë kësisoj, sot e përgjithmonë, mbi traditat e vyera të trevës sonë, si dhe patjetër duke pasuruar ofertën turistike të Kavajës me një ndër “hot spotet” më të bukura të trashëgimisë kulturore të botës shqiptare!💫🇦🇱
Mirënjohjen më të thellë Bashkimit Europian 🇪🇺🇦🇱#EU4CULTURE dhe përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, punonjësve të Bashkisë Kavajë si dhe të gjithë ekspertëve, specialistëve dhe nëpunësve që u përfshinë e punuan natë e ditë për ta bërë të mundur realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm!🙏 BashkiaKavajë #EuInAlbania #EuropeanUnion #EU4CULTURE
Lista e renditjes së projekt-propozimeve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) të marra në dorëzim pas Thirrjes së Katërt Publike për OSHC-të në bashkinë Kavajë sipas Metodologjisë LOD
Nr.
Organizata
Projekti
Pikët
Komente
PROJEKTET E PROPOZUARA PËR FINANCIM
1.
QZHK Sot për të ardhmen
Kavaja e Sigurtë: Fuqizimi i te Rinjëve dhe Shërbimeve Mbrojtëse
86
Projekti është propozuar për financim. Organizata do të ftohet për negocim dhe përmirësim të disa elementëve të projekt-propozimit sipas rekomandimeve të komisionit të vlerësimit.
2.
Instituti për Bashkitë
E ardhmja e Bashkisë ndërtuar mbi rini të fortë
86
Projekti është propozuar për financim. Organizata do të ftohet për negocim dhe përmirësim të disa elementëve të projekt-propozimit sipas rekomandimeve të komisionit të vlerësimit.
PROJEKTET QË NUK JANË PROPOZUAR PËR FINANCIM
1.
Qendra Shqiptare per Zhvillimin e Familjes – ACFD
Këshilli Vendor Rinor : Zëri i së Ardhmes
72
Projekti nuk është propozuar për miratim. Projektet me buxhet mbi 1 700 000 Lek duhet të marrin të paktën 75 pikë në procesin e vlerësimit.
2.
Sherbime Sociale Bethany
Kavaja, Qyteti Miqësor për Punësimin e të Rinjve
66
Projekti nuk është propozuar për miratim. Projektet me buxhet mbi 1 700 000 Lek duhet të marrin të paktën 75 pikë në procesin e vlerësimit.
3.
Shoqata Udhetim i Lirë
Your Empowerment for a Strong Society (YYES)
25
Projekti nuk kalon pragun e relevancës (18 pikë).
4.
Shoqeria Internacionale për Solidaritet
Rinis për Kavajën -Fuqizimi i Rinisë për Qytetari Aktive dhe Shërbime të Përmirësuara Rinore në Bashkinë Kavajë
21
Projekti nuk kalon pragun e relevancës (18 pikë).
LEGJENDA
Numri i projekteve të miratuara varet nga vlera totale e fondeve në dispozicion; projektet me numrin më të madh të pikëve miratohen për financim deri sa të jenë përdorur të gjitha fondet.
Vetëm projektet me të paktën 50 pikë shqyrtohen për financim.
*Projektet me buxhet mbi 1 700 000 Lek duhet të marrin të paktën 75 në procesin e vlerësimit.
Projekti i pragut të dytë përjashtohet nga procesi i mëtejshëm nëse relevanca e projektit vlerësohet si jo e mjaftueshme
Projekti i pragut të parë përjashtohet nga procesi i mëtejshëm nëse kapacitetet financiare dhe operative të aplikantët vlerësohen si jo të mjaftueshme.
Projektet që nuk plotësojnë kriteret teknike skualifikohen nga procesi.
Shpjegime të hollësishme për legjendën gjenden në Udhëzuesin për Aplikantët – Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), botuar së bashku me thirrjen publike për projekt-propozime në territorin e bashkisë Kavajë.
Mirënjohje Banka Credins për kontributin mbi pasurimin e parkut tonë rekreativ me pemë dhe stola
Inciativa të tilla na mbushin me shpresë dhe vullnet për të vazhduar punët e mira që kemi nisur pasi është një indikacion i qartë që në këtë rrugëtim kemi plot partnerë e miq që i duan të mirën qytetit tonë.
Inkurajojmë të gjithë sipërmarrësit të bëhen pjesë e këtyre iniciativave kaq të bukura për të përmirësuar ambientet tona të përbashkëta.
Faleminderit përfaqësuesëve të bankës Credins Albert Zoto drejtor i Credins Kavajë dhe Ela Golemi drejtore rajonale e Durrësit
Kryetari i bashkisë z. Fisnik Qosja u shpreh: Ishte kënaqësi t’i dorëzoja Certifikatën e Mirënjohjes të Kavajës, Drejtorit Ekzekutiv të gjigandit të operatorëve turistik “Itaka”, z. Mariusz Janczuk!
Me z. Janczuk, u dakorduam për përfshirjen e Kavajës dhe objekteteve të trashëgimisë kulturore të qytetit në paketat turistike të kompanisë “Itaka” dhe operatorëve turistik të lidhur me të!
Akordimi i certifikatës është në njohje të shumë viteve të bashkëpunimit në fushën e turizmit, promovimin e bregdetit të Kavajës, duke patur kështu një rol thelbësor në rritjen e dukshme të numrit të turistëve të huaj që vizitojnë Kavajën.
A knockout tournament or elimination tournament is divided into successive rounds; each competitor plays in at least one fixture per round. The top-ranked competitors in each fixture progress to the next round. As rounds progress, the number of competitors and fixtures decreases. The final round, usually known as the final or cup final, consists of just one fixture; the winner of which is the overall champion.
In a single-elimination tournament, only the top-ranked competitors in a fixture progress; in 2-competitor games, only the winner progresses. All other competitors are eliminated. This ensures a winner is decided with the minimum number of fixtures. However, most competitors will be eliminated after relatively few matches; a single bad or unlucky performance can nullify many preceding excellent ones.
A double-elimination tournament may be used in 2-competitor games to allow each competitor a single loss without being eliminated from the tournament. All losers from the main bracket enter a losers’ bracket, the winner of which plays off against the main bracket’s winner.
The marathon is a long-distance running event with an official distance of 42.195 kilometres (26 miles and 385 yards), usually run as a road race. The event was instituted in commemoration of the fabled run of the Greek soldier Pheidippides, a messenger from the Battle of Marathon to Athens.
The marathon was one of the original modern Olympic events in 1896, though the distance did not become standardized until 1921. More than 500 marathons are held throughout the world each year, with the vast majority of competitors being recreational athletes as larger marathons can have tens of thousands of participants.
Road traffic safety refers to methods and measures for reducing the risk of a person using the road network being killed or seriously injured. The users of a road include pedestrians, cyclists, motorists, their passengers, and passengers of on-road public transport, mainly buses and trams. Best-practice road safety strategies focus upon the prevention of serious injury and death crashes in spite of human fallibility (which is contrasted with the old road safety paradigm of simply reducing crashes assuming road user compliance with traffic regulations). Safe road design is now about providing a road environment which ensures vehicle speeds will be within the human tolerances for serious injury and death wherever conflict points exist.